Siljanovska Davkova i ndau shpërblimet futuesve të Maratonës së 38-të të Notit të Ohrit

31 Gusht 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në cilësinë e saj si patrone e Maratonës së Notit të Ohrit, i ndau shpërblimet fituesve në bazë të rezultateve të regjistruara në momentin e ndërprerjes së garës.

Në këtë manifestim prestigjioz sportiv i cili për herë të 38-të u mbajt në Ohër në konkurrencën e femrave fituese është Majte Ajlen Puka, përderisa fitues në konkurrencën e meshkujve janë Mateo Furlan, Federiko Tamborino dhe Matias Dias Hernandes.

Presidentja Siljanovska Davkova i ka uruar fituesit dhe të gjithë pjesëmarrësit në këtë maratonë, duke u shprehur mirënjohje për qëndrueshmërinë, përkushtimin dhe frymën sportive.

Ajo u dëshiroi shëndet të mirë dhe suksese të reja sportive.

Në shtegun “Klime Savin”, këtë vit u garuan 16 notues nga gjashtë shtete: dhjetë në konkurrencën e meshkujve dhe gjashtë në konkurrencën e femrave, në mesin e të cilëve, katër garues nga Maqedonia e Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...