Vizita e nxënësve të SHMQSH Gjimnazi “Josip Broz – Tito” në suazat e Kabinetit të hapur

25 Nëntor 2022 | Kumtesat

Në suazat e aktivitetit Kabinet i hapur, sot Kabinetin e Presidentit e vizituan nxënësit nga gjimnazi shkupian “Josip Broz – Tito”.

Vizitorët kishin mundësi të takohen dhe të bisedojnë me Presidentin Pendarovski për punën dhe kompetencat e tij, për aktivitetet që mbahen në Kabinet, si dhe për çështje aktuale shoqërore-politike.

Nga të punësuarit në Kabinet u njohën mbi historinë e objektit ku është vendosur Kabineti i Presidentit, mbi mënyrën e funksionimit të këtij institucioni, kurse kishin mundësi ta shikojnë edhe diptikun impozant “Maqedonia – vend i ndritur” dhe “Maqedonia kujton”, vepër e një prej artistëve tanë më të rëndësishëm bashkëkohorë – akademikut Gligor Çemerski, të vendosur në sallën Mozaik.

Kabineti i hapur si pjesë e projektit “Ballë për ballë me Presidentin” mundëson takime të drejtpërdrejta të qytetarëve me Presidentin Stevo Pendarovski. Deri më tani Kabinetin e kanë vizituar qytetarë të moshave dhe profesioneve të ndryshme, studentë nga vendi dhe jashtë, si dhe nxënës të shkollave nëntëvjeçare dhe të mesme.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....