Pendarovski në konferencën për shtyp me Pahor: Kemi të tashme të përbashkët si aleatë në NATO, kurse do të kemi edhe të ardhme të përbashkët si pjesë e BE-së

25 Shtator 2020 | Kumtesat

Sot në Kabinetin e Presidentit në Vilën Vodno, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në një ceremoni me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e priti Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, duke filluar kështu vizita e tij dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në suazat e vizirët, përveç takimit tet-a-tet midis Presidentit Pendarovski dhe Presidentit Pahor, u mbajt edhe një mbledhje plenare e delegacionit zyrtar maqedonas dhe slloven, si dhe konferencë e përbashkët për shtyp.

Në vijim është teksti i integruar i deklaratës së Presidentit Pendarovski.

I nderuar president Pahor,
Të nderuar anëtarë të delegacionit shtetëror të Republikës së Sllovenisë,
Të nderuar përfaqësues të mediave,

Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që sot jam nikoqir i kolegut tim të nderuar, Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.

Vizita është e rëndësishme nga shumë aspekte. Presidenti i Sllovenisë është burrështetasi i parë i cili e viziton shtetin tonë në kohë e pandemisë së virusit korona duke dëshmuar kështu miqësinë strategjike dhe afërsinë tradicionale midis dy shteteve.

Në përbërjen e delegacionit shtetëror të Sllovenisë mike janë edhe dy zëvendëskryeministrat e Qeveriaë dhe Ministrat e mbrojtjes dhe të ekonomisë. Kështu përforcohet dialogu bilateral dhe hapen mundësi për forma të reja të bashkëpunimit në këto dy fusha kryesore.

Sllovenia është aleati ynë në NATO, kurse ndihma në zbatimin e reformave në mbrojtje, si dhe bashkëpunimi midis dy armatave tona ishte dhe është me rëndësi të jashtëzakonshme.

Në pjesën e ekonomisë, Sllovenia është partneri dhe investitori ynë i rëndësishëm tregtar me vite me radhë. Edhe përkrah shkëmbimit të zvogëluar tregtar gjatë këtij viti për shkak të krizës shëndetësore, tregtia u kararkterizua me zhvillim stabil. Detyra jonë është ta zmadhojmë eksportin tonë në Slloveni dhe ta kompensojmë deficitin tregtar.

Mbështetjen sllovene e morëm edhe në ballafaqimin me shpërhapjen e virusit korona. Gjithashtu, tashmë prej një periudhe të gjatë policët sllovenë punojnë së bashku me nëpunësit tanë policorë në kufirin jugor, në ballafaqimin me krizën shumëvjeçare të migrantëve dhe refugjatëve.

Relacionet tona bilaterale i pasurojnë edhe shkencëtarët dhe artistët tanë të cilët i studiojnë dhe ligjërojnë gjuhët dhe kulturën tonë dhe realizojnë shkëmbim intensiv kulturor, si edhe qytetarët tanë, qytetarët sllovenë në Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët maqedonas në Slloveni, të cilët edhe këtu edhe aty po e ndërtojnë arsimin, karrierën e vet, krijojnë familje dhe në këtë mënyrë formojnë lidhje të pandashme midis dy shoqërive dhe kulturave tona.

Kemi një të kaluar pozitive si pjesë e ish-shtetit tonë, kemi të tashme të përbashkët si aleatë në NATO, kurse jam i bindur se do të kemi edhe të ardhme të përbashkët si pjesë e Bashkimit Evropian. Sllovenia e mbështeti pa rezerva vendimin e Këshillit Evropian për anëtarësimin tonë në BE, kurse tani po na mbështet në qëllimin që ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare deri në fund të këtij vit.

Me Presidentin Pahor biseduam edhe mbi sigurinë rajonale dhe mbi bashkëpunimin, si dhe mbi zhvillimin aktual të situatave politike në rajon. Nxorëm përfundimin se e ardhmja e rajonit është integrimi i tërësishëm në Bashkimin Evropian dhe se për këtë orientim strategjik nuk ekziston alternativë kredibile.

I nderuar koleg, i dashur mik Borut,

Shpresoj dhe pres që bashkëpunimi i suksesshëm midis dy shteteve tona të vazhdojë, miqësia maqedonase-sllovene të bëhet edhe më e fortë. Ju faleminderit që na nderuat me vizitën Tuaj në kohën e pandemisë me kovid-19.

Ju faleminderi.

 

 

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....