Presidentja Gordana Siljanovska Davkova duke filluar nga sot do të qëndrojë në vizitë pune të Republikës së Francës, me rastin e pjesëmarrjes së saj në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris.
Nesër, të mërkurën, më 29 tetor 2025, Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në hapjen e forumit, i cili këtë vit mbahet me temën “Koalicione të reja për paqen, njerëzit dhe planetin”.
Ajo do të flasë në sesionin “Rëndësia e bashkëpunimit rajonal në Ballkan për gjeneratat e ardhshme”, ku do të diskutohet se si bashkëpunimi më i thellë rajonal mund të krijojë mundësi konkrete për të rinjtë përmes investimeve të përbashkëta në fushën e arsimit, lëvizshmërisë, inovacioneve dhe përfshirjes sociale. Në këtë sesioni do të shqyrtohet gjithashtu edhe si angazhimi i të rinjve mund të bëhet shtyllë e ripërtëritjes demokratike dhe integrimit në Bashkimin Europian.
Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në darkën, e cila do të shtrohet nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në nder të të ftuarve të shquar të Forumit të Paqes në Paris.
Forumi i Paqes në Paris, i themeluar në vitin 2018, është platformë ndërkombëtare për avancimin e qeverisjes globale, paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh.





