Presidenti Pendarovski e priti kryeministrin Zaev dhe ministrat në Qeverinë e re

31 Gusht 2020 | Kumtesat

Pas përzgjedhjes së përbërjes së Qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, Presidenti Stevo Pendarovski e priti kryeministrin Zoran Zaev dhe anëtarët e Qeverisë.

Presidenti Pendarovski i uroi kryeministrin dhe anëtarët e Qeverisë për përzgjedhjen e tyre, u uroi sukses dhe ta arsyetojnë besimin e dhënë nga qytetarët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski tha se pret që përbërja e re qeveritare të punojë me sukses mbi çështjet kyçe për shtetin, përkatësisht integrimin në Bashkimin Evropian, luftën kundër korrupsionit, përforcimin e ekonomisë dhe përmirësimin e standardit të jetës së qytetarëve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit