Presidenti Pendarovski i mirëpriti anëtarët e korit “Zllatno sllavejçe”

19 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti anëtarët e korit të fëmijëve “Zllatno sllavejçe” (Bilbili i artë).

Presidenti Pendarovski, duke i uruar për realizimin me sukses të edicionit të 53 të festivalet “Zllatno sllavejçe”, Presidenti Pendarovskii cili është mbështetës, theksoi ky festival më shumë se gjysmë shekullin i ka rol të rëndësishëm në zhvillimin talentit të më të rinjve, kurse hitet e kompozuara dhe të kënduara nga “Zllatno Slavejçe” janë të famshme deri më sot edhe shumë prej të rriturve i mbajnë mend ende që nga ditët e tyre të fëmijërisë.

Anëtarët e korit të përhershëm fëmijëror dhe solistët e “Zllatno slavejçe” kënduan refrene nga hitet e reja për fëmijë dhe i treguan përshtypjet dhe përjetimet me Presidentin për festivalin e mbajtur para pak kohësh.

Edicioni i parë i Festivalit “Zllatno sllavejçe” është mbajtur më 23 maj 1970, i organizuar nga Lidhja për kujdes dhe edukim të fëmijëve të Qytetit Shkup. Tradicionalisht, prej 53 vjetësh, në suazat e festimit të çlirimit të Shkupit, 13 Nëntorit, kori “Zllatno sllavejçe” është pjesë e lekturës muzikore për më të rinjtë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....