Presidentja Siljanovka Davkova e mirëpriti Odil Reno-Baso, kryetaren e BERZH

23 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti Odil Reno-Baso, kryetaren e Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm me BERZH-in, i cili është investitori kryesor institucional në shtetin tonë, me 2.9 miliardë euro të investuara në 190 projekte. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje për realizimin e projekteve të shumta investuese, të cilat kontribuojnë theksueshëm në infrastrukturën tonë ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi rëndësinë e aktiviteteve investuese të BERZH-it në drejtim të mbështetjes së konkurrencës, përforcimit të integrimit rajonal dhe mbështetjes së afrimit me BE-në, si dhe mbështetjes së tranzicionit drejt një ekonomie të gjelbër nëpërmjet qëndrueshmërisë më të madhe në shfrytëzimin e burimeve.

Presidentja Siljanovska Davkova e riafirmoi gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, nëpërmjet realizimit të projekteve të reja, të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Intervistë e Vitit të Ri për gazetën “Nova Makedonija”

Intervistë e Vitit të Ri për gazetën “Nova Makedonija”

Maqedonia preferon multilateralizmin, që kërkon zgjidhje institucionale të problemeve, në përputhje me dokumentet dhe rregullat ndërkombëtare Me Presidenten Siljanovska Davkova, në një atmosferë të këndshme në zyrën presidenciale në "Vila Vodno", diskutuam për sfidat...