Presidentja Gordana Siljanovska Davkova r mirëpriti në takim lamtumirës ambasadorin australian Daniel Emeri, ke e falënderoi për angazhimin dhe kontributin e tij të përzemërt në përparimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke i uruar suksese të mëtejshme personale dhe profesionale.
Ajo shprehu kënaqësinë për shënimin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve, me shpresën se Australia do të vazhdojë të jetë partneri dhe aleati ynë në arritjen e synimeve dhe aspiratave strategjike maqedonase.
Në këtë takim u theksua roli i rëndësishëm i diasporës maqedonase si urë lidhëse për vendosjen e marrëdhënieve të ngushta miqësore midis dy shteteve.
Presidentja Siljanovska Davkova e informoi ambasadorin për synimin për themelimin e Këshillit të Diasporës si nxitje për përfshirjen e tij në jetën shoqërore maqedonase.
Në takim u theksua vendosmëria e dy shteteve për përforcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Bashkërisht u konstatua se niveli i bashkëpunimit ekonomik është në ngecje dhe se ka potencial për zgjerim dhe thellim të tij.
Presidentja e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer me Australinë në kuadër të OKB-së, ku shkëmbejmë pikëpamje dhe vlera të ngjashme për shumë çështje.