Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin e Japonisë, Ocuko Kazuja.
Në këtë takim u theksua interesi për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve, ku Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen për intensifikimin e dialogut politik me Japoninë në të ardhmen, me qëllim të promovimit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në planin politik, ekonomik dhe kulturor.
Në këtë kontekst, u përshëndetën projektet e Iniciativës japoneze për bashkëpunim me shtetet e rajonit, të cilat pritet të përparojnë më tej zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të rrisin interesimin e bashkësisë së biznesit japonez për të investuar në vend.
Në bisedë me ambasadorin japonez, Presidentja shprehu mbështetjen për të gjitha aktivitetet dhe iniciativat më të mëdha që synojnë thellimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e kulturës, arsimit dhe shkencës dhe e përshëndeti pjesëmarrjen maqedonase në Osaka EXPO 2025.
Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi Japoninë, si një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në vendin tonë, për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit teknik, granteve dhe donacioneve.
Në këtë takim u theksua se këtë vit shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 100 vjetori i lindjes së arkitektit të njohur Kenzo Tange, i cili mori pjesë në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofik.