Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin japonez, Ocuko Kazuja

24 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e mirëpriti ambasadorin e Japonisë, Ocuko Kazuja.

Në këtë takim u theksua interesi për përforcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve, ku Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen për intensifikimin e dialogut politik me Japoninë në të ardhmen, me qëllim të promovimit të mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në planin politik, ekonomik dhe kulturor.

Në këtë kontekst, u përshëndetën projektet e Iniciativës japoneze për bashkëpunim me shtetet e rajonit, të cilat pritet të përparojnë më tej zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të rrisin interesimin e bashkësisë së biznesit japonez për të investuar në vend.

Në bisedë me ambasadorin japonez, Presidentja shprehu mbështetjen për të gjitha aktivitetet dhe iniciativat më të mëdha që synojnë thellimin e bashkëpunimit bilateral në sferën e kulturës, arsimit dhe shkencës dhe e përshëndeti pjesëmarrjen maqedonase në Osaka EXPO 2025.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi Japoninë, si një nga donatorët më të mëdhenj bilateral në vendin tonë, për mbështetjen e vazhdueshme në fushën e arsimit dhe shëndetësisë, nëpërmjet projekteve të bashkëpunimit teknik, granteve dhe donacioneve.

Në këtë takim u theksua se këtë vit shënohet 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe 100 vjetori i lindjes së arkitektit të njohur Kenzo Tange, i cili mori pjesë në rindërtimin e Shkupit pas tërmetit katastrofik.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...