Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fatih Turkmenoglu

2 Korrik 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti përfaqësuesin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Fatih Turkmenoglu.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e deritanishëm me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku Presidentja Siljanovska Davkova shprehu falënderim ndaj BERZH-it për mbështetjen dhe partneritetin në tri dekadat e kaluara, si një prej investuesve kryesorë dhe më të mëdhenj në vend dhe në rajon.

Presidentja theksoi se BERZH-i me aktivitetet mbështetëse në fusha jashtëzakonisht të rëndësishme nëpërmjet projekteve të rëndësishme si infrastruktura e transportit, infrastruktura komunale për mjedisin jetësor, energjia dhe gazifikimi, do të kontribuojë në përforcimin e integrimit rajonal, në përparimin e procesit evrointegrues maqedonas, si dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

Duke shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sidomos në fushën e infrastrukturës si segment i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social, por edhe mundësitë që ofron për investime në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitetin energjetik, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se në kuadër të kompetencave të saj në politikat ekonomike do t’i përkushtohet promovimit të interesave maqedonase nëpërmjet diplomacisë ekonomike dhe partneriteteve me institucionet ndërkombëtare siç është ajo e deritanishmja me BERZH-in.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit