Presidentja Siljanovska Davkova: Gratë në mjediset rurale janë shtylla e bashkësisë

14 Tetor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mbajti fjalim në Komisionin e Kuvendit për mundësi të barabarta midis grave dhe burrave, ku u mbajt debati publik me temë “Barazia gjinore e grave nga mjediset rurale nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregun e punës”.

Duke vënë në dukje se gratë nga mjediset rurale, si dhe kategoritë e cenueshme të qytetarëve, ballafaqohen vazhdimisht me pabarazi dhe se përfshirja e tyre në tregun e punës është problem kronik, Presidentja iu referua barrierave, problemeve dhe sfidave kryesore me të cilat ballafaqohen dhe bëri thirrje për marrjen e masa specifike nga institucionet shtetërore, por edhe nga sektori privat, për reduktimin dhe eliminimin e tyre.

Duke theksuar se përfshirja e tyre nuk është vetëm imperativ moral, por edhe ekonomik, ajo theksoi se gratë nga zonat rurale përfaqësojnë burim të pashfrytëzuar dhe potencial të pashtershëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe mospërfshirja e tyre në tregun e punës reflekton jo vetëm rritjen ekonomike  dhe zhvillimin, por edhe mbi inovacionet.

“Pikërisht gratë nga mjediset rurale janë shtylla e bashkësisë në të cilën jetojnë. Kur them bashkësia, nuk kam parasysh bashkësinë familjare, nënkuptoj mjedisin shoqëror. Jo vetëm që luajnë rolin kyç, por janë tepër inovative në bujqësi, duke mos lënë pas dore familjen, kanë ndjenjë për ekonominë lokale, kanë ndjenjë të së drejtës dhe drejtësisë, gjë që mund të tingëllojë egoiste, por mendoj se është më i theksuar se tek meshkujt”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Ndër problemet kryesore, Presidentja i vuri në dukje infrastrukturën dhe zhvillimin e pabarabartë rajonal, mungesën e transportit të rregullt, mungesën e kopshteve, qasjen e kufizuar në shërbimet shëndetësore dhe arsimin cilësor.
Ajo theksoi se investimet në këto zona janë të nevojshme në mënyrë që gratë nga mjediset rurale të balancojnë përgjegjësitë e punës dhe familjes, si gjithë të tjerët, dhe të jenë të barabarta me gratë nga mjediset urbane.

“Në prizmin e arsimimit, një pjesë e madhe e grave janë ende të kufizuara dhe nuk është një ndjenjë shumë e këndshme të thuhet se vajzat nga mjediset rurale ndonjëherë kanë ende problem me përfundimin e arsimit. Pa arsimin e duhur ato nuk janë aq konkurruese sa burrat, ose nëse preferoni, ato janë të privuar nga rruga normale e përvetësimit të aftësive, të cilat kërkohen në punësimin formal, ose të cilat nevojiten që të filloni biznesin tuaj personal. Prandaj e theksoj, sigurimi i qasjes në arsim cilësor duhet të jetë prioritet sepse do t’i bëjë më të forta, do t’u sigurojë një rrugë tjetër për avancim, të cilën ata ndoshta nuk e kishin imagjinuar”, tha në fjalimin e saj Presidentja Siljanovska Davkova.

Si mjete të rëndësishme për tejkalimin e hendekut midis grave rurale dhe tregut të punës, si dhe për përfshirjen në ekonominë globale, Presidentja i vuri në dukje teknologjinë, trajnimin dhe aftësimin e tyre për të përdorur platformat digjitale dhe mundësitë më të mëdha për punë në distancë.

Duke iu referuar vlerave themelore të Kushtetutës, ajo vuri në dukje se detyrimi ynë për drejtësi, paanësi dhe mosdiskriminim vlen për të gjithë, duke përfshirë edhe gratë rurale dhe theksoi rëndësinë e inkurajimit të tyre, promovimit të grave lidereve nga këto zona dhe krijimit të politikave për përfshirje të përgjithshme.

Në këtë drejtim, Preisdentja theksoi se edhe kompanitë duhet të inkurajohen që të punësojnë gra të trajnuara nga zonat rurale, kurse shteti të krijojë kushte për këtë dhe të krijojë ambient.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...