Presidentja Siljanovska Davkova i mirëpriti përfaqësuesit e Lidhjes nacionale të të verbërve

8 Korrik 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot mirëpriti delegacion të Lidhjes nacionale të të verbërve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përbërë nga Zharko Sellkovski, kryetar dhe Irena Bojmalieva dhe Ljupço Vanevski, anëtarë të Lidhjes.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Lidhjes nacionale të të verbërve e informuan Presidenten Siljanovska Davkova mbi aktivitetet e tyre aktuale, si dhe mbi angazhimet e tyre të ardhshme në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të personave me shikim të dëmtuar dhe përfshirjes së tyre në të gjitha segmentet e shoqërisë maqedonase. Përfaqësuesit e lidhjes theksuan se bashkojnë mbi 2600 persona me shikim tërësisht ose pjesërisht të dëmtuar në të gjithë territorin e vendit dhe theksuan se Lidhja Kombëtare e të Verbërve është anëtare i disa organizatave ndërkombëtare, ndër të cilat janë Komiteti Konsultativ Ballkanik, Lidhja Evropiane dhe Botërore e të Verbërve.

Presidentja Siljanovska Davkova rekomandoi se vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të lidhjes me institucionet shtetërore relevante do të ngrihet vetëdija mbi përparimin e të drejtave të personave me shikim të dëmtuar.

Bashkëfolësit ranë dakord se është e domosdoshme të përmirësohet standardi jetësor për këta persona, si dhe t’u lehtësohet qasja tek arsimi përkatës, shëndetësia, kultura.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...