Presidentja Siljanovska Davkova i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Kirgistanit, Rusllan Kazakbaev

26 Mars 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Republikës së Kirgistanit, me seli në Ankara, Rusllan Kazakbaev.

Presidentja Siljanovska Davkova e falënderoi për letrën e ngushëllimeve të dërguar nga Presidenti kirgistanas, Sadir Zhaparov.

Ajo theksoi se midis dy vendeve ekziston potencial i pashfrytëzuar dhe hapësirë për thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit në planin politik, ekonomik dhe kulturor, si dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Në këtë drejtim, ajo shprehu bindjen se emërimi i ambasadorit Kazakbaev do të shënojë fillimin e një kapitulli të ri në zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit bilateral.

Bashkëbiseduesit e theksuan nevojën për intensifikimin e dialogut politik dhe lidhjen e marrëveshjeve që përcaktojnë kuadrin juridik të bashkëpunimit ekonomik-tregtar. Me qëllim të vendosjes së një bashkëpunimi konkret në fushat me interes të përbashkët, Presidentja e inkurajoi miratimin e iniciativave tashmë të ndërmarra.

Ambasadorit të sapoemëruar ajo i uroi mandat të suksesshëm dhe shprehu mbështetje të plotë në ushtrimin e detyrës së tij diplomatike.
Ai i përcolli Presidentes një ftesë nga Presidenti Sadir Zhaparov për të vizituar Republikën e Kirgistanit.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Siljanovska Davkova: Nuk duhet të harrojmë se të gjithë ata që shkruan të paktën disa fjali në historinë e papërfunduar të Armatës së Maqedonisë kanë lërë gjurmë në historinë tonë ushtarake

Presidentja, si Komandante Supreme e Forcave të Armatosura, sot mbajti fjalim në kremtimin qendror të 18 gushtit - Ditës së Armatës, që u mbajt në Ohër. Duke uruar festën më të madhe ushtarake maqedonase, ajo theksoi se Armata është rritur dhe përmirësuar, por...

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Debat në villa “Biljana” në Ohër, në prag të Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve: Lufta e vështirë kundër dhunës ndërmjet moshatarëve fitohet me identifikim me kohë dhe reagim adekuat

Në pritje të 12 gushtit, Dita Ndërkombëtare e të Rinjve, në villan “Biljana”, në Ohër u debatua në temën “Dhuna ndërmjet moshatarëve dhe vandalizmi: të rinjtë dhe hapësira digjitale”, i organizuar nga Këshilli për Rinjë në suazat e Kabinetit të Presidentes. Diskutimi...