Presidentja Siljanovska Davkova mbajti fjalim në Akademinë solemne me rastin e 65-vjetorit të formimit të FETI-t

18 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në Akademinë solemne me rastin e 65-vjetorit të formimit Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive informatike (FETI). Në fjalimin e vet, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se FET me punën e vet të përgjithshme që përfshin projekte, hulumtime, novacione dhe ndjekjen e rrjedhave globale arsimore dhe shkencore, pa dyshim që është një shembull i suksesshëm dhe relevant i praktikave të mira arsimore dhe shkencore dhe është pionier në krijimin e profileve të kuadrove, kompetentë në lidhje me nevojat e reja të mileniumit të tretë.

Duke i përgëzuar për rezultatet e arritura, Presidentja tha se edhe këto janë rezultate që i kalojnë kufijtë tanë kombëtarë dhe që njihen dhe vlerësohen nga publiku akademik ndërkombëtar. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se edhe në kohë krize ekonomike industria maqedonase e TI-së shënon rritje të vazhdueshme. Me të drejtë, FETI është një nga fakultetet më të pëlqyera nga të rinjtë sot.

“Por, nëse synojmë një të ardhme të suksesshme digjitale, nuk duhet të harrojmë sfidën tonë më të madhe: duhet ta mbajmë këtu, në shtëpi, brezin e ri, digjital”, theksoi Presidentja Siljanovska Davkova duke shtuar se që ta ndalojmë largimin e trurit, si një prej rreziqeve më të mëdha për zhvillimin e ardhshëm të shkencës, na nevojiten reforma të përgjithshme dhe themelore në shtet, dhe para të gjithash në arsimin e lartë.

Presidentja rekomandoi se nuk duhet të harrojmë se qëllimi ynë primar janë arsimi dhe shkenca konkurrente, kurse kjo nënkupton investim në kërkim dhe në zhvillimin e teknologjive bashkëkohore.

“Duhet t’i ndihmojmë inxhinierët dhe programuesit e rinj që të përfshihen në sistemet maqedonase të inovacionit, të cilat tërheqin investime dhe i mbajnë ata në shtëpi. Duhet të ndjekim trendet globale që diktojnë zhvillimin e ekonomive kombëtare dhe kontribuojnë në mirëqenien dhe përparimin e të gjithë shoqërisë”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Duke folur se qëllimi i arsimit është edukimi i kuadrove që do të jenë konkurrues në tregun e punës dhe me suksesin e tyre individual do të kontribuojnë në suksesin kolektiv maqedonas, Presidentja theksoi se nëse nuk investojmë në të tashmen e tyre, nuk mund të investojmë as në të ardhmen e tyre, as në të ardhmen ekonomike të vendit tonë.

“Me kënaqësi mund të them se FETI si anëtar i UKEM-it ka kontribut serioz në modernizimin e procesit mësimor-arsimor, në krijimin e liderëve teknologjikë dhe në përforcimin e lidhjeve me ekonominë maqedonase”, vlerësoi Presidentja Siljanovska Davkova.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit