Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mbajti fjalim në manifestimin solemn me rastin e dhënies së mirënjohjes “Veljo Mançevski” për vitin 2024 organizuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze.
Mirënjohja “Veljo Mançevski” u jepet si mirënjohja më e madhe vjetore për kontributin e veçantë personave juridikë dhe fizikë të cilët me angazhimin, aktivitetin dhe mundin e vet, janë ndërthurur përherë në zhvillimin dhe thellimin e segmenteve të veçanta të rëndësishme në sferën fetare në shtet.
Të nderuar ministra,
E nderuar drejtoreshë e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë fetare dhe grupet religjioze,
Të nderuar përfaqësues të lartë të bashkësive fetare dhe grupeve religjioze,
Të nderuar mysafirë,
Nderi që të jem mbështetëse e një manifestimi të emërtuar sipas referentit të parë fetar të Maqedonisë, Veljo Mançevskit, nuk do të thotë vetëm mirënjohje personale, por edhe përsosmëri të frymëzuar thellë. Mirënjohja për kontribut të veçantë, e prezantuar nga Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, është në edicionin e tretë të këtij viti. Simbolika është e madhe jo vetëm për besimtarët, por edhe për të gjithë bashkësinë shoqërore, kurse kontributi është i pashmangshëm dhe i rëndësishëm. Që nga fillimi, ky eveniment mbetet subjekt i respektit, mbështetjes, bashkëpunimit të thellë dhe komunikimit me Komisionin për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze, të cilin me nder e vazhdoj pas paraardhësit tim, z. Pendarovski. Kërkimi i lidershipit rrallëherë u lihet grave, kështu që fakti që drejtoresha Trajkovska është pjesë e kauzës suaj më mbush me ndjenjën e përshtatshmërisë dhe një apologjisë së denjë. Multikonfesionalizmi, si karakteristikë dalluese e Maqedonisë, e mbështet demokracinë në mënyrë të çmuar, kurse parimet e saj flasin për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë ndërmjet shtetit dhe të gjitha bashkësive të tij fetare dhe religjioze. Pikërisht si shtet demokratik, laik, Maqedonia vazhdon të ecë me ndërgjegje me të gjitha themelet e saj të institucionalizuara, duke dhënë një pasqyrë të drejtë të urës midis lirisë së besimit dhe rëndësisë së kontributit të institucioneve si tuajat. Përndryshe, Komisioni për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze është burim i një lloj shërbimi për qytetarët, i cili theks të veçantë i kushton prioritetit dhe vlerësimit të të drejtave dhe lirive fetare. Ne e nxjerrim pasurinë nga ju. Si vend i solidaritetit, tolerancës dhe përkushtimit, shpresoj që kjo mirënjohje të vazhdojë me sukses të frymëzojë të gjithë nxitësit e përparimit shoqëror dhe të dëshmojë me krenari lidhjen e pazgjidhshme midis spiritualitetit dhe zhvillimit kombëtar.
Të nderuar dhe të dashur të pranishëm,
Në aktivitetin e sotëm kemi nderin të shprehim respektin tonë për fituesit e mirënjohejs, kurse njëkohësisht edhe falënderim për gjithë përkushtimin, punën, sakrificën dhe palodhshmërinë e tyre. Ju meritoni shumë. Ndërsa kontribuoni me zell në truallin tonë kulturor dhe humanist, ne përpiqemi të përkthejmë veprën tuaj me fjalë të denja për madhështinë e saj.
Për sa kohë që sistemi njeh tërësinë dhe spiritualitetin njerëzor, deri atëherë shoqëria do të ketë vlerë. Kurse, ju e justifikoni atë. Feja bazohet në një simbiozë ndërmjet personales, së përbashkët, jomateriales dhe shpirtërores. Mendja e shëndoshë konfirmon idenë e mirësisë, kurse kjo nga ana tjetër shprehet nëprmjet besimit. Nëse dëshira e të gjithëve reduktohet në thjeshtësi, etika dhe morali do të dalin në sipërfaqe, duke na çliruar nga të gjitha të këqijat e kësaj bote. Ne jemi efektivë kur jo vetëm e mësojmë atë etikë, por edhe e praktikojmë atë. Prandaj, mirënjohja “Veljo Mançevski” është një shfaqje simbolike se në Maqedoni ajo praktikë vazhdon të zbatohet, duke e konfirmuar madhështinë e mësimdhënies së saj. Vetë akti i pranisë sonë apo prania e përbashkët e krerëve fetarë dhe personaliteteve është mesazh se toleranca, respekti dhe bashkëpunimi ndërfetar nuk janë thjesht letër, por thelbësore dhe për këtë dëshmon kontributi kyç i qytetarëve tanë.
Harmonia e bashkëjetesës midis personave që bashkëjetojnë në të njëjtin terren është diçka që, në vetvete, mund të jetë e mjaftueshme. Si edhe deri më tani, ju dhe institucionet tuaja duhet të vazhdoni të justifikoni qëllimin me madhështinë tuaj morale dhe madhështinë e ndërgjegjes. Prej jush mund të mësohet shumë. Ndërtimi i atdheut si vend me prosperitet për të jetuar, shtet në të cilin sundon e drejta, vlerat morale, humanizmi dhe solidariteti është rrugë plot me virtyte. Në të ju jeni pjesë e pandashme. Të vogla janë fjalët, edhe të miat, për madhështinë tuaj.
Ju faleminderit.