Presidentja Siljanovska Davkova me mesazh urimi me rastin e 24 majit, Dita e Iluministëve Mbarësllavë, vëllezërit e shenjtë Shën Kirili dhe Metodij

24 Maj 2025 | Kumtesat

Të nderuar qytetarë,

Më lejoni t’i shpreh urimet e mia të sinqerta me rastin e 24 majit, ditës kur festojmë kujtimin e Shenjtorëve të Barabartë me Apostujt Kirili dhe Metodij – iluministë mbarësllavë, mbrojtës të Europës, vëllezër dhe mësues.

Kjo ditë është kujtesë e fuqishme e vlerës së qëndrueshme të misionit të tyre – një vlerë, rrënjët e së cilës qëndrojnë thellë në kulturën, njohurinë dhe unitetin shpirtëror. Vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodij jo vetëm që na kanë dhënë alfabetin glagolik, por me të ata krijuan një themel të fortë kulturor dhe qytetërues mbarësllavë që vazhdon ta mbështesë identitetin tonë edhe sot e kësaj dite. Nëpërmjet përkushtimit dhe vizionit të tyre, ata krijuan rrugën për shkrim dhe mësim në gjuhën e tyre – një dhuratë që ka fuqizuar shumë gjenerata dhe ka ruajtur zërin tonë gjatë shekujve.

Le ta nderojmë dhe ruajmë kujtimin e tyre duke respektuar vlerat që ata kanë mishëruar: mençuria, besimi, edukimi dhe uniteti. Duke festuar veprat e tyre, le ta përforcojmë angazhimin tonë në krijimin e një shoqëri të bazuar mbi njohurinë, respektin e ndërsjellë dhe dinjitetin.

Le të na inkurajoftë kjo ditë që të vazhdojmë të krenohemi me trashëgiminë tonë kulturore dhe shpirtërore, ta ruajmë, pasurojmë dhe t’ua përcjellim gjeneratave të ardhshme burimin e dijes që na kanë dhënë të parët tanë dhe atyre shenjtorëve Kirili dhe Metodij – gjithmonë të pastër, gjithmonë konstant, përjetësisht të gjallë!

Gordana Siljanovska Davkova

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...