Presidentja Siljanovska Davkova në debatin e Këshillit të Sigurisë në OKB dhe në takimin e Koalicionit Global për ballafaqim me kërcënimet nga drogat sintetike

25 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në suazat e Asamblesë së Përgjithshme të 79-të të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në takimin e Koalicionit Global për Ballafaqim me Kërcënimet nga Drogat Sintetike dhe në debatin e Këshillit të Sigurimit, ku zhvilloi takime të shkurtra me disa drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.

Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden, Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë në takimin e Koalicionit Global për Ballafaqim me Kërcënimet nga Drogat Sintetike, të udhëhequr nga SHBA-ja, me qëllim të unifikimit të përpjekjeve ndërkombëtare dhe ndërmarrjes së veprimeve të koordinuar në përballimin me kërcënimin e drogave sintetike, të cilat janë në rritje globale. Në këtë takim mbajtën fjalim Presidenti Bajden dhe sekretarit shtetëror të SHB-së, Entoni Blinken.

Presidentja Siljanovska Davkova mori pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të udhëhequr nga kryeministri slloven Robert Gollob, me temën “Ruajtja e paqes dhe sigurisë në Ukrainë”, ku u diskutuan dhe shkëmbyen informacione mbi situatën e sigurisë në Ukrainë.

Në kuadër të pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidentja Siljanovska Davkova u takua me drejtoreshën ekzekutive të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Woman), Sima Bahus.

Të dy bashkëbiseduesit ndanë përvoja mbi aktivitetet e ndërmarra nga gratë lidere për promovimin dhe ruajtjen e paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe shkëmbyen mendime mbi hapat që liderët botërorë duhet të ndërmarrin për të siguruar progres të vazhdueshëm në barazinë gjinore, përforcimin e rolit të grave dhe përfshirjen më të madhe të tyre në proceset e vendimmarrjes dhe të politikëbërjes.

Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi gatishmërinë e institucioneve maqedonase për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit të suksesshëm me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave, si dhe përkushtimin e saj të fuqishëm për avancimin e rolit të përgjithshëm të grave.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Siljanovska Davkova formoi Këshillin e të rinjve

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova mori vendim për formimin e Këshillit të të rinjve, si trup i përkohshëm pune i cili do të shqyrtojë dhe analizojë çështje lidhur me të rinjtë, politikat dhe iniciativat rinore të cilat dalin nga nevojat e të rinjve me qëllim të...