Presidentja Siljanovska Davkova shprehu ngushëllime me rastin e vdekjes së Mitropolitit Timotej

25 Nëntor 2024 | Kumtesat

Me keqardhje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Mitropolitit të nderuar z. Timotej.  Vdekja e tij është një humbje e madhe për Kishën Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, por edhe për të gjithë besimtarët ortodoksë.

Mitropoliti Timotej ishte një mësues dhe udhëheqës i shquar dhe i respektuar, i cili jetën ia përkushtoi kishës, besimit dhe shpëtimit të besimtarëve të vet.

Me përkushtimin ndaj punës së Zotit, me mençuri dhe me mundin e palodhshëm, e ka përforcuar vazhdimisht besimin, e ka udhëhequr popullin në rrugën e Zotit dhe e ka ndihmuar ndërtimin shpirtëror dhe material të kishës, si në atdhe ashtu edhe në diasporë.

Njihej si mësues dhe predikues i jashtëzakonshëm i besimit ortodoks.

Iu dedikua tërësisht shërbimit fetar në Dioqezën e Australisë dhe Dibër-Kërçovës.

Vendosmëria e tij në mbrojtjen dhe përparimin e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit  është kontribut i paçmueshëm për trashëgiminë shpirtërore maqedonase.

Zoti i dhëntë prehje të përjetshme.

Lavdi tij,

Gordana Siljanovska Davkova 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Fjalimi i Presidentes Siljanovska Davkova në Kuvend

Të nderuar qytetarë, I nderuar Kryetar i Kuvendit, Z. Gashi, I nderuar Kryeministër, Z. Mickoski, Të nderuar deputetë, Të nderuar ministra, Të nderuar përfaqësues të pushtetit gjyqësor, Të nderuar përfaqësues të bashkësive fetare, I nderuar Shef i Shtabit të...