Presidentja Siljanovska Davkova u takua me përfaqësuesit e diasporës maqedonase në Nju Xhersi

22 Shtator 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova gjatë qëndrimit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e 79-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara vizitoi Nju Xhersin.

Presidentja Siljanovska Davkova, në Totovë, e vizitoi kishën”Shën Nikolla”, ku mori pjesë në liturgjinë me rastin e Lindjes së Shën. Mërisë dhe u takua me përfaqësues të diasporës maqedonase në Nju Xhersi.

Në këtë takim ajo paralajmëroi se së shpejti do të iniciojë themelimin e Këshillit për Bashkëpunim me Diasporën.

“Nuk është rastësi që sot jam këtu midis jush. Mendoj se ju jeni ambasadorët tanë më të mirë. Ju përfaqësoni atdheun në dritën më të bukur, pa dallim feje. Prandaj mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi kontakte të vazhdueshme. Një nga organet që do ta themeloj së shpejti me ekipin tim është Këshilli për bashkëpunim me diasporën”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Ajo theksoi se diaspora meriton të marrë pjesë në procesin zgjedhor, si dhe në krijimin e vendimeve dhe ligjeve më të rëndësishme.

“Mendoj se ky do të jetë hapi i parë për komunikim të vazhdueshëm me diasporën, këshillat janë të mirëseardhura, ndihma dhe mirëkuptimi janë të mirëseardhur, por ne në shtëpi nuk duhet të harrojmë se shtëpia jonë është edhe shtëpia juaj”, tha Presidentja Siljanovska Davkova.

Në Frihold, Presidentja vizitoi xhaminë e komunitetit “Dibër”, ku pati një takim me Omer Kadrin dhe përfaqësues të diasporës me origjinë nga rajoni i Dibrës.Në takimin me mërgimtarët, Presidentja Siljanovska Davkova u njoh me aktivitetet dhe mënyrat e tyre të organizimit dhe integrimit në shoqërinë amerikane. Ajo i rikonfirmoi angazhimin dhe përkushtimin e saj për thellimin e lidhjeve me mërgimtarët, shfrytëzimin e potencialeve dhe përforcimin e rolit të tyre në zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...