Takimi i Presidentit Pendarovski me Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkeviçs

16 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski, në suazat e pjesëmarrjes në Forumin Botëror Ekonomik në Davos u taka me Presidentin e Republikës së Letonisë, Edgars Rinkeviçs.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia nga zhvillimi i marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve mike, dhe në atë kontekst u theksua përkushtimi i palës maqedonase për përparimin dhe dinamizimin dialogut politik.

Presidenti Pendarovski theksoi se Letonia është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut dhe e vlerësojmë shumë mbështetjen që ky shtet baltik e jep në realizimin e qëllimeve tona strategjike, duke përfshirë edhe aspirimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Të dy presidentit shkëmbyen mendime dhe informacione mbi gjendjen aktuale në rajonin më të gjerë pas agresionit rus mbi Ukrainën.

Në atë drejtim, të dy presidentët biseduan edhe mbi angazhimin e përfaqësuesve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë pjesë e pranisë së përforcuar të NATO-s në Letoni.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....