Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti delegacionin e “Rambël”, “Kantor Ficxherald” dhe Korporatën për media dhe teknologji Tramp

23 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti delegacionin e udhëhequr nga Kris Pavllovski, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë ndërkombëtare “Rambël”, nga Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Korporatës financiare amerikane “Kantor Ficxherald” dhe nga devin Nunes, ish-kongresmen i Kalifornisë dhe drejtor i përgjithshëm i Korporatës për media dhe teknologji Tramp.

Në këtë takim Presidentja u informua mbi mundësitë potenciale për bashkëpunim me institucionet maqedonase, në kontekst të procesit të ardhshëm të transformimit digjital të shoqërisë maqedonase dhe zbatimit të reformave digjitale.

Në këtë drejtim, ajo i përgëzoi iniciativat për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbimin e përvojës eksperte dhe korporative me këto kompani të suksesshme dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e diasporës maqedonase për hapjen e mundësive të reja dhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Presidentja Siljanovska Davkova rekomandoi se digjitalizimi është i domosdoshëm për zhvillim të shpejtë ekonomik dhe përparim dhe ka efekt pozitiv jo vetën në funksionimin e shtetit, por edhe për të gjitha proceset shoqërore dhe zhvillimore, duke përfshirë edhe procesin e eurointegrimeve maqedonase, si fusha kyçe.

Në takim u theksua se reformat në sektorin digjital duhet të jenë në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe shërbimit të përshtatur me nevojat e tyre reale.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Siljanovska Davkova në Shkollën e 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase: Vazhdoni të kujdeseni për “farën” endemike, autoktone të maqedonistikës, të cilën e keni mbjellë dhe po e mbillni në mbarë botën

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova iu drejtua profesorëve, lektorëve, pjesëmarrësve dhe të ftuarve në hapjen e Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup,...

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Përgjigje ndaj pyetjeve të gazetareve në Ohër para hapjes së Shkollës së 58-të Verore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

Pyetje: Gjuha maqedonase, identiteti, ne jemi sjellë në një situatë për të mbrojtur atë që është e jona. Si e perceptoni këtë? Presidentja Siljanovska Davkova: Si një veprim i pakuptimtë, si një veprim i paqytetëruar, si një veprim antihistorik, si një veprim që është...