Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti delegacionin e “Rambël”, “Kantor Ficxherald” dhe Korporatën për media dhe teknologji Tramp

23 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti delegacionin e udhëhequr nga Kris Pavllovski, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i kompanisë ndërkombëtare “Rambël”, nga Hauard Lutnik, themelues dhe drejtor i përgjithshëm i Korporatës financiare amerikane “Kantor Ficxherald” dhe nga devin Nunes, ish-kongresmen i Kalifornisë dhe drejtor i përgjithshëm i Korporatës për media dhe teknologji Tramp.

Në këtë takim Presidentja u informua mbi mundësitë potenciale për bashkëpunim me institucionet maqedonase, në kontekst të procesit të ardhshëm të transformimit digjital të shoqërisë maqedonase dhe zbatimit të reformave digjitale.

Në këtë drejtim, ajo i përgëzoi iniciativat për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbimin e përvojës eksperte dhe korporative me këto kompani të suksesshme dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e diasporës maqedonase për hapjen e mundësive të reja dhe tërheqjen e investimeve të huaja në vend.

Presidentja Siljanovska Davkova rekomandoi se digjitalizimi është i domosdoshëm për zhvillim të shpejtë ekonomik dhe përparim dhe ka efekt pozitiv jo vetën në funksionimin e shtetit, por edhe për të gjitha proceset shoqërore dhe zhvillimore, duke përfshirë edhe procesin e eurointegrimeve maqedonase, si fusha kyçe.

Në takim u theksua se reformat në sektorin digjital duhet të jenë në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve dhe shërbimit të përshtatur me nevojat e tyre reale.

 

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Takimi i Liderëve të Procesit Brdo-Brijuni në Ohër

Takimi i Liderëve të Procesit Brdo-Brijuni në Ohër

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova do të jetë nikoqire e Takimit të Liderëve të Procesit Brdo-Brijuni nesër, më 27 nëntor 2026 (e premtë), të organizuar në mënyrë të përbashkët nga Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar dhe Presidenti i Kroacisë, Zoran...