U mbajt seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit

1 Gusht 2025 | Kumtesat

Seanca e dytë e Këshillit të Sigurimit u mbajt sot në Kabinetin e Presidentes.

Në këtë seancë, të kryesuar nga Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, morën pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit me funksion: Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit, Hristijan Mickoski, Kryeministër, Pance Toshkovski, Ministër i Brendshëm, Vlado Misajlovski, Ministër i Mbrojtjes, dhe tre anëtarët e emëruar nga Presidentja: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlado Spiridonov.

Me ftesë të Presidentes Siljanovska Davkova, në seancën e dytë të Këshillit të Sigurimit morën pjesë dhe raportuan: Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, Drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva dhe Drejtori i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Stojançe Angelov.

Në rendin e ditës së seancishin përfshirë pikat e mëposhtme: informimi dhe shkëmbimi i mendimeve mbi dilemat e sigurisë në botë dhe ndikimi i tyre mbi situatën e sigurisë në rajon dhe vend; ndryshimet klimatike dhe zjarret; shkëmbimi i mendimeve mbi integrimin europian të Maqedonisë sipas raportit të Thomas Weitz.

Nl vazhdim është teksti i plotë i deklaratës së Presidentes Siljanovska Davkova pas përfundimit të seancës së dytë të Këshillit të Sigurimit.

Në seancën e sotme morën pjesë të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, përveç Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, për shkak të udhëtimit jashtë vendit.

Pikat e rendit të ditës të sesionit të dytë ishin: së pari, informacioni dhe shkëmbimi i mendimeve mbi dilemat e sigurisë në botë dhe ndikimi i tyre në situatën e sigurisë në rajon dhe sigurisht në vend, më tej, klima dhe zjarret me të cilat po përballemi në vend, në rajon dhe në Europë e më gjerë dhe sigurisht pika e tretë i referohej shkëmbimit të pikëpamjeve, mendimeve dhe informacionve lidhur me integrimin europian pas asaj që ndodhi në Parlamentin Europian, domethënë pas miratimit të rezolutës për vendin tonë.

Seanca në fjalë ka zgjatur më shumë se dy orë e gjysmë, pati një diskutim të nxehtë, fjalime hyrëse për pikën e parë lidhur me dilemat e sigurisë, patën Drejtori i Agjencisë së Inteligjencës dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare.

Sigurisht, për pikat e tjera, gjithashtu, pati edhe fjalime hyrëse lidhur me klimën dhe zjarret, prezantim i veçantë ka mbajtur Profesori Vlado Spiridonov, ekspert në këtë fushë. Ai na informoi për situatat, por sot kryeministri informoi mbi aktivitetet që janë ndërmarrë dhe aktivitetet që do të ndërmerren, të dytat janë sistemike, të parat janë se si të përballemi me krizën lidhur me zjarret që po ndodhen. Sa i përket pikës së parë dhe të dytë, Ministri i Punëve të Brendshme mbajti një prezantim. Lidhur me pikën e tretë, gjithahtu, disa persona iu bashkuan diskutimit.

Siç e dini, Këshilli i Sigurimit paraqet organ që propozon, Këshilli i Sigurimit është organ që jep rekomandime dhe ne kemi kërkuar rekomandime dhe iniciativa të mundshme për këto tri pika. Shkurtimisht, kur bëhet fjalë për dilemat e sigurisë në botë, është e qartë se ato ndikojnë në çdo vend, duke përfshirë edhe vendin tonë, ato ndikojnë mbi rajonin dhe mund të kenë implikime mbi këtë rajon. Por, nga fjalimet hyrëse dhe debati, përfundimi ishte se siguria rajonale është stabile, në këtë vend ajo është stabile dhe nën kontroll dhe nuk priten probleme dhe dilema sigurie. Kryesisht u diskutua për situatën në rajon, ajo që po ndodhet në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku shpesh dëgjojmë retorikë separatiste, pastaj për situatën politike në Kosovë, siç e dini, krizë institucionale për shkak të pamundësisë së konstituimit të organeve dhe sigurisht, për situatën në Serbinë fqinje, ku gjithashtu ka një sërë problemesh serioze. Megjithatë, kam thënë nga argumentet, nga të dhënat, përfundimi është se pavarësisht këtyre problemeve dhe sfidave, ato nuk pritet që të ndikojnë mbi situatën e sigurisë në Maqedoni. Sigurisht, për sa i përket asaj që po ndodhet në Lindjen e Mesme, pikëpamjet mbi nevojën për paqe ishin të pandashme.

Nuk mund të them se kemi garanci të caktuara për këtë, sepse, siç e dini, negociatat janë në vazhdim, pastaj ato ndërpriten. Shpesh e them vetë se prisja një organizatë si Kombet e Bashkuara që të jetë më të angazhuar, më aktive, e cila, për fat të keq, është e margjinalizuar. Sa i përket klimës, ndryshimeve klimatike dhe zjarreve, po, jo vetëm ne, por edhe rajoni përballet me zjarre. Ajo që është shqetësuese është, megjithatë, sigurisht, se gjithçka është në procedurën para-hetimore, se një pjesë e madhe e zjarreve nuk janë për shkak të temperaturave të larta, por se ekziston dyshim i arsyeshëm se ato janë shkaktuar qëllimisht. Megjithatë, sigurisht, për sa kohë që është një procedurë para-hetimore, këto janë vetëm supozime.
Nga Qeveria informuan për sistemin mbi të cilin po punojnë, sistemin e parandalimit, përmes të cilit, me ndihmën e kamerave dhe madje edhe të dronëve, do të lokalizoheshin në mënyrë të saktë rreziqet dhe autorët. Ata prezantuan një sërë masash që do të zbatojnë në të ardhmen, nga ndryshimi i ligjit për menaxhimin e krizave, për të parandaluar veprimin paralel, për të mundësuar një sistem, për të angazhuar vullnetarë, deri te fakti që sot kemi pajisur tashmë një sërë automjetesh të një modeli ose lloji të ndryshëm që mund të kenë qenë për qëllime ushtarake deri dje, por sot përdoren në terren. Sigurisht, kur bëhet fjalë për parashikimin, përfaqësuesi im prezantoi buletine, ndoshta mund t’i dërgoni vetë, tashmë po hartohen buletine që u dërgohen qeverisë dhe institucioneve të tjera në lidhje me ndryshimet e pritura në bazë të llogaritjeve, matematikisht sigurisht dhe me ndihmën e të dhënave. Unë me të vërtetë mendoj se ky është një hap i shkëlqyer. Sot, gjithashtu, u propozua edhe një projekt i ri – Sistem Modern i Integruar i Informacionit për Fatkeqësitë e Motit në vendin tonë. Unë mendoj se me ndihmën e inteligjencës artificiale, në bazë të llogaritjeve, ne me të vërtetë mund të parashikojmë shumë situata paraprakisht.

Nëse është si ngushëllim, argumenti është se nëse në vitin e kaluar goditjet e temperaturës ishin shumë më të larta se këtë vit, megjithatë ekziston ende mundësia e parashikimit, pikërisht sepse të gjitha autoritetet marrin rregullisht informacione përmes fakultetit FINKI, përmes grupit të ekspertëve për klimën dhe veprimin ndaj klimës, si dhe marrin të dhëna paraprakisht për atë që mund të ndodhet në të ardhmen. Pra, përfundimi do të ishte se zjarret janë nën kontroll në këtë momentin. Kjo nuk është vetëm për shkak të angazhimit të brendshëm të institucioneve, të cilat janë të koordinuara. Supozoj se e dini që edhe ushtria është e angazhuar në këtë proces dhe po ndihmon në masë të madhe, por kemi edhe ndihmë nga jashtë dhe sigurisht edhe ndihmë europiane, gjë që e përmirëson në të vërtet situatën. Dilema e vetme që mbetet është – çfarë ndodhet me zjarret e shkaktuara qëllimisht dhe shkaktarët dhe unë kam thënë se përveç këtij informacioni, nuk mund të flas për këtë më, derisa të mos ketë në të vërtet procedura dhe prova.

Kur bëhet fjalë për gjendjen e integrimit europian, përfundimi themelor është se kemi agjendë të reformave dhe plan të zhvillimit. Duhet t’i përmbahemi asaj që është më e rëndësishmja, kritereve të Kopenhagenit dhe para së gjithash, asaj që është testi bazë për të gjithë – sundimi i ligjit.

U bë referencë për paketën e ligjeve të hartuara nga Ministria e Drejtësisë, të cilat u referohen Prokurorisë Publike, Këshillit Gjyqësor, pagave e prokurorëve publikë, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor e kështu me radhë.

Gjithashtu, u përmend edhe Ligji i Përfaqësimit të Drejtë dhe të Përshtatshëm, pse e përmend, sepse tendenca e Ministrisë së Drejtësisë është të dërgojë ligje në Komisionin e Venedikut për dhënie të mendimit, gjë që nuk e bëmë shpesh në periudhën e mëparshme. Pse është e rëndësishme kjo? Më lejoni t’ju kujtoj, sipas metodologjisë së ndryshuar ose të amenduar, kriteri ose kushti nuk është vetëm harmonizimi i legjislacionit tonë me atë europian, por edhe zbatimi efektiv i ligjeve dhe opinioneve, këtu, të Komisionit të Venedikut dhe GRECO-s. Kjo ka të bëjë me procesin e integrimit europian. Sigurisht, të gjithë diskutuesit theksuan pritjen dhe rëndësinë e raportit në nëntor, zakonisht të saktë, që marrim lidhur me progresin, dhe unë, dhe të tjerët, theksuam nevojën për aktivitetin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Parlament, sepse ai përfshin jo vetëm deputetë, por edhe përfaqësues të MANU-së, përfaqësues të organizatave joqeveritare, kjo është shumë e rëndësishme. Pse? Në mënyrë që të krijojmë një lloj uniteti, të kuptojmë njëri-tjetrin dhe që kritikat dhe propozimet të vijnë në kohë, në mënyrë që legjislacioni të jetë në të vërtet sipas standardeve europiane, sepse post festum është tepër vonë. E njëjta gjë vlen edhe për Komisionin e Çështjeve Europiane, ai duhet të jetë shumë më aktiv ose proaktiv, në mënyrë që ne, sigurisht, të mund t’i analizojmë situatat dhe gjithashtu në mënyrë që të mund t’u përgjigjemi vërejtjeve të konstatuara nga Komisioni Europian lidhur me progresin e vendit në të gjitha fushat. Kjo është, shkurt, ajo për të cilën folëm sot.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...