Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nëpërmjet një mesazhi video u drejtua në hapjen solemnte të Shkollës së Gjashtë Dimërore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, që po mbahet nën patronazhin e saj.
Duke e vlerësuar atë si një ngjarje të rëndësishme që vazhdon traditën e gjatë shkencore dhe kulturore të studimeve maqedonase, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Shkolla Dimërore paraqet debat i gjallë akademik mbi gjuhën maqedonase si themel i identitetit, kujtesës dhe vetëdijes kulturore.
Sipas saj, në një epokë ndryshimesh të shpejta në të cilën gjuhët përballen me sfida të reja, gjuha maqedonase duhet të jetë funksionale dhe e dukshme në botën digjitale dhe të mbetet gjallë për gjeneratat e ardhshme, në vendlindje dhe në diasporë.
Për të, shkolla dimërore, si pjesë e këtij procesi, paraqet investim në të ardhmen e gjuhës maqedonase, por edhe në të ardhmen e studimeve maqedonase si një rrjet shkencor global.
Si një shembull i suksesshëm i diplomacisë arsimore dhe shkencore, kjo shkollë kontribuon në dialogun ndëretnik dhe në mirëkuptimin dhe njohjen e ndërsjellë të identitetit në kohë sfidash globale.
Në vazhdim është fjalimi integral i Presidentes Siljanovska Davkova:
Të nderuar studiues të gjuhës maqedonase nga e gjithë bota,
E nderuara Prof. Dr. Biljana Angelova, Rektore e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup,
E nderuara Prof. Dr. Kristina Nikolovska, Drejtore e Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase pranë UKIM-it,
Më lejoni, me nder të veçantë dhe gëzim të sinqertë, ta përshëndes Shkollën e Gjashtë Dimërore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, një gur tjetër në urën e gjatë shkencore dhe kulturore përgjatë së cilës kanë ecur dhe do të ecin shumë studiues të gjuhës maqedonase. Ky nuk paraqet vetëm një takim tjetër akademik, por një debat i gjallë rreth gjuhës maqedonase si atdhe i identitetit, kujtesës dhe vetëdijes kulturore maqedonase. Shkolla Dimërore, veçanërisht në formatin e saj modern të ruajtjes së distancës, konfirmon të vërtetën rreth studimeve maqedonase: se paraqet një shkencë dhe një mision shpirtëror që nuk njeh kufij gjeografikë, se ndjek dhe përshtatet me dinamikën e botës, e vetëdijshme për burimet dhe rrënjët e veta. Prania juaj, të nderuar profesorë dhe profesore universitare, hulumtues, lektorë dhe përkthyes, të nderuar studentë, paraqet provë e fortë se gjuha maqedonase ka ndjekësit dhe aleatët e saj bashkëkohorë, studiuesit e saj besnikë dhe lajmëtarët e saj të denjë.
Të nderuar,
Seminari Ndërkombëtar është vazhdim i historisë historike që lidhet me misionin arsimor pansllav të Shën Kirilit dhe Metodit, përmes Shkollës Letrare të Ohrit të Shën Klementit dhe Shën Naumit, e deri te qendrat moderne universitare, në të cilat zhvillohet filologjia si shkencë dhe dashuria për fjalën.
Gjuha maqedonase nuk është vetëm një sistem gjuhësor, por edhe organizëm i gjallë, i cili është formësuar dhe zhvilluar gjatë shekujve, shpesh i përballur me sfida, presione dhe mohime, duke mbijetuar me ndihmën e fuqisë së traditës së thellë popullore dhe letrare.
Kodifikimi i gjuhës maqedonase, si një akt historik dhe një arritje qytetëruese, nuk paraqet ngjarje e izoluar, e kurorëzuar me një lëvizje të penës, por fryt i pjekurisë shpirtërore dhe intelektuale, produkt i punës, mendjes dhe etikës së brezave të rilindësve, mbledhësve, krijuesve dhe studiuesve, ndërtuesve të fjalës maqedonase. Në fund të fundit, në këtë ditë, 80 vjet më parë, u botua Gramatika Maqedonase e Krume Kepeskit. Një plejadë aktivistësh, nga Misirkovi, përmes Koneskit deri te studiuesit bashkëkohorë, kanë përfshirë perla gjuhësore në shkollën filologjike maqedonase dhe në studimet maqedonase, duke e formësuar atë si një shkencë të vlerësuar, e cila jo vetëm që përshkruan gjuhën, por edhe e lokalizon dhe analizon atë në kontekstin e saj kulturor, letrar, historik dhe qytetërues.
Të nderuar pjesëmarrës,
Shkolla e Gjashtë Dimërore nuk paraqet vetëm vazhdim dhe mirëmbajtje e traditës, është një kapitull i ri në zhvillimin bashkëkohor të studimeve maqedonase, në të cilin ndërthuren rigoroziteti akademik, metodologjitë moderne dhe komunikimi shkencor ndërkombëtar.
Prania dhe pjesëmarrja juaj do të thotë se gjuha, letërsia dhe kultura maqedonase vazhdojnë të jetojnë jo vetëm në mjedisin e tyre amtar, por edhe në auditorët universitarë anembanë botës, në punimet shkencore, në përkthimet, në kërkimet, në biografitë e individëve që i kanë kushtuar interes të veçantë shkencor studimit dhe mësimit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase, si fenomene dhe vlera që meritojnë vëmendje, respekt dhe kujdes.
E konsideroj rolin e lektorateve të gjuhës, letërsisë dhe kulturës maqedonase si veçanërisht të rëndësishëm, si pika kulturore dhe vatra të studimeve maqedonase, ku lindin dhe rriten gjenerata të reja të studiuesve, ku nxitet dashuria për letërsinë maqedonase, ku ndërtohet kurioziteti shkencor dhe krijohen lidhje të qëndrueshme midis institucioneve, popujve dhe bashkësive akademike. Dëshiroj dhe shpresoj që numri i tyre të rritet.
Për mua, shkolla dimërore paraqet formë e suksesshme e diplomacisë kulturore në kuptimin më të mirë të fjalës: diplomaci arsimore dhe shkencore, stimulim i dialogut ndëretnik dhe mirëkuptimit dhe njohjes së ndërsjellë të identitetit. Në kohë trazirash, kur bota është e ngarkuar me tensione, mosbesim dhe përçarje, madje edhe me konflikte ushtarake, tubime të tilla akademike janë një promovues i fuqishëm i frymës së arsyes, logjikës, paqes, kulturës, shkencës dhe humanizmit.
Të nderuar,
Jetojmë në një epokë ndryshimesh të shpejta, në të cilën gjuhët po përballen me sfida të reja: digjitalizimi, migrimi masiv, ndikimet globale e mediave dhe paradigmat e reja teknologjike. Pikërisht për këtë, sot gjuha maqedonase ka një detyrë tjetër: të jetë funksionale dhe e dukshme në botën digjitale, të zhvillohet në regjistra bashkëkohorë dhe të mbetet gjallë për gjeneratat e ardhshme, në vendlindjen dhe në diasporën.
Shkolla dimërore, si pjesë e këtij procesi, është një interes dhe investim në të ardhmen e gjuhës maqedonase, por edhe në të ardhmen e studimeve maqedonase si një rrjet shkencor global. Paraqet hapësirë në të cilën lindin ide të reja, hapen perspektiva kërkimore dhe pulson dhe jeton një komunitet akademik epistemologjik i njerëzve të dijes dhe kulturës.
Të nderuar pjesëmarrës,
Ju uroj punë të frytshme, frymëzuese dhe shkencërisht subversive. Besoj se do të inicioni pyetje të reja dhe do të kërkoni përgjigje të reja.
Besoj se kjo Shkollë Dimërore do të stimulojë dialogun Volterian dhe debatin e zjarrtë, të bazuar mbi prova dhe argumente. E di që vitet e gjata të shoqërimit, mirëkuptimit dhe miqësisë do të krijojnë një atmosferë të ngrohtë dhe frymëzuese.
Në cilësinë time si patrone, jam e nderuar ta shpall të hapur Shkollën e Gjashtë Dimërore të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Maqedonase në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup dhe ju uroj punë intensive, provokuese dhe të suksesshme gjatë javës akademike.
Ju faleminderit.





