Siljanovska Davkova e priti në takim drejtuesen e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, Drogreshka

22 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim drejtuesen e Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, Katerina Drogreshka, e cila e informoi Preseidenten Siljanovska Davkova rreth punës, aktiviteteve dhe problemeve të observatorit sizmologjik më të vjetër në vend, të themeluar në vitin 1957.

Drejtoresha Drogreska theksoi se observatori është në gjendje dramatike për shkak të mungesës së instrumenteve dhe stafit sizmologjik, duke u përballur me rrezikun e mbylljes së stacioneve sizmologjike të marra dhe të përdorura në kuadër të një projekti.

Duke pasur parasysh rëndësinë kombëtare të Observatorit Sizmologjik, bashkëbiseduesit shqyrtuan mundësitë e kapërcimit të problemeve të mëdha.

Për Presidenten Siljanovska Davkova, një rrjet sizmologjik i qëndrueshëm dhe i bazuar shkencërisht ka rëndësi strategjike në parandalimin, informimin në kohë dhe mbrojtjen e popullsisë nga tërmetet. Ajo theksoi rëndësinë për sistemin arsimor maqedonas të programeve dhe punëtorive edukative të organizuara nga observatori në fjalë.

Të dy e potencuan përpjekjen për rritjen e vazhdueshme të ndërgjegjësimit sa i përket rrezikut të tërmeteve dhe nevojën për mbështetje institucionale për kërkimin shkencor dhe aktivitetet e aplikuara në sizmologji.

Drejtoresha Drogreska e ftoi Presidenten Siljanovska Davkova ta vizitojë Observatorin Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore për të shikuar situatën në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...