Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, u takua me Presidentin e Italisë Serxho Matarella në Romë, ku u theksua se Italia është partneri ynë i rëndësishëm politik dhe ekonomik.
Bashkëbiseduesit kanë diskutuar për rrugën e integrimit europian të Maqedonisë, ku u konstatua se Italia, si pjesë e grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, e njeh rëndësinë e zgjerimit të BE-së.
Duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e fuqishme të Italisë, Presidentja Siljanovska Davkova deklaroi se Presidenti Matarella, si mik i madh i yni dhe i Ballkanit Perëndimor, ka folur tashmë me zotin Antonio Costa, por edhe me zonjën Ursula Von der Leyen, për atë që po na ndodhet dhe ka theksuar se “Bashkimi Europian nuk duhet të lejojë që ne të jemi viktima të çështjeve të identitetit, ose të bilateralizimit lidhur me çështjet e identitetit”.
Ai pret, por pres edhe unë që të bisedojmë me fqinjët tanë për të parë se cila mund të jetë zgjidhja më e mirë, theksoi Presidentja dhe shtoi se i ka riafirmuar angazhimet e saj për garancitë.
Ajo theksoi se nëse kjo është edhe një nga ndryshimet që i tregon BE-ja, atëherë jo vetëm që nuk do të fitojmë asgjë, por asgjë nuk do të fitojë as Ballkani, sepse historia për veton dhe bilateralizimin e eurointegrimit do të përsëritet”.
Presidentja Siljanovska Davkova pati një audiencë këtë mëngjes me kreun e Kishës Katolike Romake, Papa Leoni XIV, me të cilin, në një bisedë të gjatë, është konfirmuar miqësia midis Maqedonisë së Veriut dhe Vatikanit.
Duke folur për vizitën zyrtare të Italisë, Presidentja Siljanovska Davkova deklaroi se edhe Papa edhe Presidenti i Italisë kanë deklaruar se ishin dhe do të mbesin miqtë tanë dhe se në të vërtetë nuk do t’i harrojnë parimet e BE-së.
Në këto takime, Presidentja Siljanovska Davkova përkujtoi se BE-ja pa parime dhe vlera nuk mund të jetë filozofi, nuk mund të jetë një komunitet prestigjioz dhe frymëzues, por gjithashtu ka theksuar edhe nevojën “që të ulemi me kulturë me fqinjët në këtë rast me Bullgarinë dhe ta zgjidhim problemin”.