Siljanovska-Davkova në Tiranë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të vendeve nga PBEJL

16 Qershor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova nga sot do të qëndrojë për vizitë pune në Tiranë, Shqipëri, ku do të marrë pjesë në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin për bashkëpunim në Europën Juglindore (PBEJL).

Ajo do të flasë në sesionin plenar me temë: “Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE”, si dhe në konferencën e përbashlët për shtyp me presidentin shqiptar dhe atë bullgar, Bajram Begaj dhe Rumen Radev, në cilësinë e presidentëve të shteteve të cilat janë kryesuesi i kaluar, aktual dhe ardhshëm me Procesin e bashkëpunit në Europën Juglindore.

Nikoqir i Samitit është presidenti shqiptar, Bajram Begaj. Përveç presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, është paraparë që të marrin pjesë edhe: presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar; presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq; presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu; kryesuesja me Presidencën e BeH-së, Zheljka Cvijanoviq; presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev; kryetari i Qeverisë së Serbisë, Gjuro Macut, si dhe zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popsoi.

Në këtë Samit do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të: Turqisë, Hakan Fidan, Greqisë, Jorgos Gerapetritis; Rumanisë, Emilian Horatiu Hurezeanu; sekretari shtetëror në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Punës Europiane të Kroacisë, Franjo Matushiq; sekretari i përgjithshëm i Këshillit rajonal për bashkëpunim, Amer Kapetanoviq dhe shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato.

Në kuadër të vizitës së punës në Shqipëri, Siljanovska- Davkova në Tiranë do të realizojë takim me përfaqësues të pakicës nacionale maqedonase në Shqipëri, Aleancës maqedonase për integrim europian, Shoqatës maqedonase “Ilinden” – Tiranë, si dhe me diplomatë dhe profesorë maqedonas.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media

Deklaratë për media

Pyetje: A planifikoni takim me kryeministrin bullgar në Hagë? Presidentja Siljanovska-Davkova: Nuk mund t'ju përgjigjem nëse po planifikoj, sepse për një takim të mundshëm bisedova me z. Antonio Koshta. Propozimi ishte i tij. Ndërkohë, unë nuk e di. Unë do të jam...