Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të ambasadores së sapoemëruar të Bangladeshit

7 Korrik 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova pranoi letrat kredenciale të Ambasadores së Republikës Popullore të Bangladeshit, me seli në Bukuresht, Shahnaz Gazi.

Presidentja Siljanovska-Davkova pret zgjerim, forcim dhe thellim të bashkëpunimit të ndërsjellë. Ajo potencoi nevojën për rritjen e shkëmbimit ekonomik dhe tregtar, si dhe uljen e deficitit kronik nga pala maqedonase.

Gjithashtu, presidentja Siljanovska-Davkova iu referua edhe bashkëpunimit më të madh midis dhomave ekonomike në Shkup dhe Daka, si dhe nevojës për krijimin e kornizës ligjore për rregullimin e bashkëpunimit.

Ambasadorja Gazi e relativizoi distancën gjeografike, duke theksuar rëndësinë e respektimit të sovranitetit, bashkëjetesës në mjedis multikulturor, si dhe besimin e fortë mbi multilateralizmin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ajo vlerësoi shumë përkushtimin e Maqedonisë ndaj paqes, si dhe rolin tonë proaktiv në nxitjen e bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, duke potencuar angazhimin tonë në NATO dhe duke na uruar anëtarsim sa më të shpejtë në BE.

Presidentja Siljanovska-Davkova shprehu bindjen se me përvojën e saj të pasur diplomatike, ambasadorja Gazi do të kontribuojë në mënyrë të rëndësishme mbi intensifikimin e bashkëpunimit, duke i uruar ambasadores mandat të suksesshëm dhe duke i premtuar mbështetje të plotë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit