Siljanovska Davkova pret ministrin e Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Emigrantëve Marokenë të Marokut, Burita

21 Korrik 2025 | Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim Nasser Bourita, ministër i Punëve të Jashtme, Bashkëpunimit Afrikan dhe Emigrantëve Marokenë të Mbretërisë së Marokut, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në vend.

Sipas saj, Maroku, si një nga vendet kryesore në rajonin MENA, paraqet urë natyrore politike dhe ekonomike midis Europës dhe Afrikës së Veriut, me rol kyç në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal, si dhe në garantimin e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ministri Burita, në vizitën e tij të parë zyrtare në shtetin maqedonas, njeh fillimin e epokës së re në krijimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare, veçanërisht në kuadër të OKB-së, Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, si dhe në Unionin e Mesdheut.

Për bashkëbiseduesit, Marrëveshja bilaterale e bashkëpunit kulturor, të cilën qeveritë e nënshkruan në dhjetor të vitit të kaluar, do të thellojë mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë.

Ministri maroken shprehu gatishmërinë për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë.

Ai, në emër të Mbretit të Marokut, bëri ftesë për ta vizituar Mbretërinë e Marokut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...