Me rastin e 1 qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës dhe Ditës së Familjeve Kujdestare, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti në takim fëmijë dhe përfaqësues të familjeve kujdestare nga Fshati i Fëmijëve SOS, si dhe një pjesë të menaxhmentit të kësaj organizate.
Duke treguar respekt ndaj punës së tyre fisnike dhe humane, Presidentja Siljanovska Davkova i përshkroi prindërit kujdestarë si nëna dhe baballarë të shkëlqyer, si prindër të shkëlqyer. “Me ju, shtëpia nuk është vetëm shtëpi”, theksoi ajo dhe shtoi se është e nevojshme të vlerësohet siç duhet puna e tyre që ata japin duke kujdesur rritur fëmijët. Sipas saj, familjet kujdestare kanë nevojë për qëndrim të kujdesshëm nga shteti ndaj tyre.
Të shoqëruar nga, siç i quajnë vetë, “fëmijët e tyre”, prindërit kujdestarë dhe përfaqësuesit e Fshatit të Fëmijëve SOS diskutuan me Presidenten Siljanovska Davkova në lidhje me zgjidhje të mundshme sa i përket krijimit të një sistemi funksional të familjeve kujdestare, duke treguar zgjidhje të mundshme si: trajtimi ta konsiderojmë si punë me stazh të beneficuar, me ç’rast prindërit kujdestarë do të kishin sigurim shëndetësor dhe pensional, si dhe të drejtë të pushimit mjekësor, një e drejtë nga e cila aktualisht janë të privuar.
“Çdo fëmijë ka të drejtë për arsim, siguri dhe një fëmijëri të lumtur”, përfundoi Presidentja Siljanovska Davkova, duke theksuar se duhet të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për vlerësimin e punës, përkushtimit dhe dashurisë që japin prindërit kujdestarë, por edhe zgjidhje që do të inkurajojnë familjet e reja kujdestare.
Si pjesë e vizitës, fëmijët panë ambientet e zyrës në Kabinet dhe u njohën edhe me përgjegjësitë e presidentes.





