Siljanovska Davkova vizitoi bazilikën “Santa Maria Maxhore” në Romë

24 Maj 2025 | Kumtesat

 

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova vizitoi sot bazilikën “Santa Maria Maxhore” në kuadër të qëndrimit të saj në Romë, me rastin e kremtimit të 24 majit – Dita e Iluministëve Mbarësllavë.

Në bazilikën, Presidentja vendosi një kurorë me lule në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase në nder të veprës së vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodij dhe bëri homazh te varri i Shenjtërisë së Tij Papa Françesku.

Pas vizitës, Presidentja Siljanovska Davkova deklaroi se është frymëzuese të lexoni në gjuhën maqedonase, përveç gjuhëve të tjera sllave, se pa veprën e Kirilit ndoshta do të kishim vështirësi të bëheshim të ndriçuar, sepse ai është bartësi, promovuesi i shkrim-leximit, dhe pa shkrim-lexim nuk mund as mendjen as mendimet t’i shprehni”.

Në lidhje me Papa Françeskun e ndjerë së fundmi, me të cilin Presidentja Siljanovska Davkova pati bisedë të gjatë në Romë në vitin e kaluar, Presidentja theksoi se ai do të mbahet mend për përkushtimin, erudicionin, për afërsinë me qytetarët, me besimtarët, besimin e tij të thellë në Zot, në paqe, një njeri i përkushtuar ndaj njerëzve të thjeshtë, ndaj të varfërve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...