Siljanovska Davkova vizitoi punishten e qepjes në INK Idrizovë: Të gjithë meritojnë shansin e dytë në jetë – puna është çelësi për risocializimin e të dënuarave

18 Dhjetor 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova vizitoi punishten e qepjes, e cila funksionon brenda departamentit të grave në INK Idrizovë, Shkup, ku bisedoi me të dënuarat, të përfshira në procesin e qepjes dhe qëndisjes.

Të dënuarat e informuan presidenten Siljanovska Davkova lidhur me aktivitetet e tyre të punës, motivimin dhe dëshirën për të punuar, frymëzimin dhe aftësitë e fituara, dhe personalisht prezantuan krijimet e tyre – çanta, shalle dhe artikuj tualeti që shiten jashtë burgut nën logon “qëndisje shprese mbrapa grilave”.

Punishtja e qepjes, e cila u hap për herë të parë me iniciativën e stilistes Irina Tosheva, e cila është gjithashtu mentore e të dënuarave, u vlerësua nga Presidentja Siljanovska Davkova si një model pozitiv i risocializimit, i vetëqëndrueshëm, por edhe fitimprurës.

Ajo përshëndeti bashkëpunimin e administratës së burgut me kompani dhe individë me përgjegjësi shoqërore, i cili rezulton në histori suksesi të riintegrimit, dhe inkurajoi zgjerimin e kësaj praktike në departamente të tjera të burgut.

Sipas saj, risocializimi është një nga qëllimet kryesore të sistemit penal dhe korrektues, duke theksuar se dënimi nuk është vetëm izolim, por edhe përgatitje e të dënuarve për përfshirje të përgjegjshme dhe aktive në shoqëri.

Paraprakisht, Presidentja Siljanovska Davkova u takua me drejtorin e këtij institucioni, Zoran Jovanovski, dhe me drejtorin e Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve, Aleksandar Pandov, të cilët e informuan Presidenten Siljanovska Davkova lidhur me kushtet dhe situatën në këtë burg, me ndryshimet e planifikuara strukturore për të adresuar problemet aktuale që lidhen me respektimin e të drejtave të njeriut, kujdesin shëndetësor dhe mungesën e kapaciteteve të akomodimit.

Në këtë takim u përshëndet funksionimi i sallës së gjyqit të burgut, e cila siguron kushte të sigurta dhe kosto më të ulëta për procedurat gjyqësore.

Presidentja Siljanovska Davkova riafirmoi qëndrimin e saj mbi nevojën për Ligj të ri të Faljes, duke theksuar se veprimet e të burgosurit nuk vlerësohen gjatë faljes, por përkundrazi vlerësohet risocializimi i tyre.

Angazhimi në punë i personave të dënuar parashikohet në Ligjin e Ekzekutimit të Sanksioneve. Përmes punës, ata fitojnë aftësi praktike dhe zakone pune, gjë që rrit mundësitë e tyre të punësimit pas daljes nga burgu dhe zvogëlon rrezikun e rikthimit të krimeve.

Gjatë vizitës në punishten e qepjes, të dënuarat i dhuruan presidentes një çantë të punuar me dorë, dhe ajo bleu dhuratat e Vitit të Ri prej tyre si shenjë mbështetjeje për punën e tyre.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Siljanovska Davkova në takim me përfaqësuesit e grupit ALDE

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim përfaqësuesit e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën (ALDE) nga Parlamenti Europian, pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare "Quo vadis Europa 2025?", që u mbajt në Shkup. [gallery...