Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Pejçinoviq Buriq

12 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u takua me Sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, në margjinat e Konferencës për rindërtimin e Ukrainës, që mbahet në Berlin.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin me Këshillin e Evropës në proceset kryesore reformuese në vend, për përkushtimin e lartë të përbashkët, si dhe për projektet të cilat nëpërmjet zyrës programore të Këshillit të Evropës në Shkup, realizohen me sukses në fusha të ndryshme, kurse në drejtim të realizimit të aspiratave maqedonase për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja Siljanovska Davkova, duke folur mbi kapacitetin demokratik të institucioneve tona, i theksoi angazhimet mbi përparimin e të drejtave të njeriut dhe sundimit të të drejtës, si një prej parakushteve themelore mbi përparimin e shoqërisë maqedonase.

Në këtë takim u theksua rëndësia e temës së barazisë gjinore dhe zbatimin e Konventës së Stambollit.

Të dy bashkëfolëset shkëmbyen mendime edhe mbi perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për kontributin tonë të rëndësishëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në Evropë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...