Presidentja Siljanovska Davkova e mirëpriti Ile Mihajllovskin, arsimtarin klasor nga Sveti Nikole, finalist për Çmimin prestigjioz global për mësimdhënës për vitin 2025

24 Janar 2025 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit e mirëpriti Ile Mihajllovskin, arsimtarin klasor në SHNK “Shën. Kirili dhe Metodij” në Sveti Nikole.

Mihajllovski është përzgjedhur midis 50 finalistëve prej 5.000 arsimtarëve të nominuar nga 89 shtete në botë për Çmimin prestigjioz global për mësimdhënësit për vitin 2025, të cilin e jep Fondacioni Varki nga Londra, me mbështetje nga UNESKO-ja dhe kompania GEMS Education.

Mësuesi e njohu Presidenten Siljanovska Davkova me procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes së tij, si dhe me punën dhe rolin e tij prej tre dekadash brenda dhe jashtë shkollës, nëpërmjet zhvillimit të mësimdhënies të përshtatur për nxënësit me aftësi të kufizuara, mbështetjes për fëmijët në rrezik social, pa përkujdesje prindërore dhe në familje kujdestare.

Duke e përgëzuar Mihajlovskin, Presidentja Siljanovska Davkova vlerësoi se përzgjedhja në mesin e 50 finalistëve paraqet një mirënjohje dhe legjitimitet të madh për punën e tij të vazhdueshme, aplikimin e metodave inovative dhe sukseset e rëndësishme të arritura në procesin arsimor.

Ajo e përgëzoi për punën e përgjithshme humanitare të Mihajllovskit, duke përfshirë edhe mbështetjen e procesit arsimor të fëmijëve pacientë onkologjikë, si dhe përkushtimin e tij për mbrojtjen e mjedisit nëpërmjet realizimit të një sërë projektesh së bashku me nxënësit.

Presidentja shprehu pritjen që Mihajlovski me investimin e gjithanshëm në këtë profesion, me vizionin e tij për ndikim pozitiv në mjedis, do të vazhdojë të jetë shembull dhe frymëzim për çdo individ.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për gjendjet dhe sfidat në arsimin nëntëvjeçar, si dhe për mundësitë për vlerësimin e kuadrit mësimor.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin kroat Zoran Millanoviq, i cili është për vizitë në vend. Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të delegacionit...

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Ju informojmë se më 7 maj 2025, të mërkurë, në vend, në vizitë zyrtare do të qëndrojë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq. Mediat e interesuara për ndjekjen e vizitës zyrtare, nevojitet që të akreditohen maksimum deri më5 maj 2025, e hënë, deri në...