Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesit e Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Fluturimeve

9 Janar 2024 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot i mirëpriti Aleksandar Tasevskin, kryetarin e Sindikatës Profesionale të Kontrolluesve të Fluturimeve dhe Goran Gavrovskin, anëtarin e këshillit sindikal.

Në këtë takim Presidenti Pendarovski i mbështeti angazhimet e sindikatë për ruajtjen e nivelit profesional në funksionimin e M-NAV SHA – Shkup, që është pjesë e infrastrukturës kritike në shtet.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski edhe njëherë e dënoi sjelljen e dhunshme në M-NAV nga të punësuarit në atë institucion dhe të personave të tjerë të cilët pa autorizim kanë hyrë në ambientet e tyre dhe ka kërkuar që ngjarjet të zbardhen sa më shpejt, duke pasur parasysh se është një çështje që mund të rrezikojë sigurinë në qarkullimin ajror ndërkombëtar.

Njëkohësisht, Presidenti Pendarovski e riafirmoi qëndrimin se asnjë interes personal apo politik nuk mund të jetë mbi rendin juridik dhe funksionimin pa pengesa të institucioneve.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....