Presidentët Pendarovski dhe Shtajnmajer në vizitë në Çarshinë e vjetër të Shkupit

30 Nëntor 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski dhe Presidenti i Republikës Federative të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer sot e vizituan Çarshinë e vjetër të Shkupit, si pjesë kulturore-historike e Shkupit dhe simbol i shoqërisë multietnike maqedonase.

Të dy presidentët e vizituan punëtorinë për filigran dhe u njohën me mënyrën e përpunimit të kësaj bizhuterie unike, ndërsa aty pjesë e pandashme ishin edhe eksponatet e rubinit maqedonas.

Në Suli Han, presidentët biseduan me studentët e Fakultetit të arteve bukura, në UKEM dhe vizituan një nga studiot ku mbahen ligjëratat e tyre.

Presidentët Pendarovski dhe Shtajnmajer qëndruan edhe në Galerinë nacionale Çifte Hamam, ku u takuan me Hatixhe Muratovën dhe ndoqën inserte të filmit “Vendi i mjaltit”.

Presidenti Stevo Pendarovski është nikoqir i Presidentit të Republikës Federative të Gjermanisë, Frank-Valter Shtajnmajer, i cili është në vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....