Presidenti Pendarovski: Nuk duhet të ekzistojë etiketim, diskreditim dhe përpjekje për normativizim të gazetarëve dhe mediave

11 Nëntor 2023 | Kumtesat

Qëndrimi i Presidentit Stevo Pendarovski me rastin e ngjarjeve të fundit në procesin gjyqësor me të cilin janë përfshirë gazetarët e IRL-së:

“Liria e mediave lidhet drejtpërdrejt me shkallën e demokracisë në një shoqëri dhe me mbrojtjen e interesit publik. Gazetaria është profesion i lirë dhe si e tillë nevojitet t’i nënshtrohet parimit të vetërregullimit nga organet dhe trupat mediatikë. Publiku ka të drejtë të informohet në kohë dhe saktësisht për të gjitha çështjet e rëndësishme në një shoqëri të cilat lidhen me interesin publik. Qytetarët kanë, gjithashtu, të drejtë të presin që gjykatësit kur marrin vendim ta respektojnë lirinë e fjalës, të drejtën e qytetarëve që të jenë të informuar mbi tema me interes publik dhe t’i japin prioritet interesit publik përkundrejt interesit të individit sidomos kur bëhet fjalë për çështje të cilat e prekin shumicën e shoqërisë. Në një rast të tillë, në interes publik është që publiku të njihet me faktet relevante të rëndësisë së këtyre çështjeve. Etiketimi, diskreditimi dhe për pjekjet për normativizim të gazetarëve dhe mediave kishte edhe në të kaluarën dhe jemi dëshmitarë se proceset e tilla nuk çuan në zhvillim demokratik. Si shtet i cili është përcaktuar për anëtarësim në BE dhe respektimin e vlerave evropiane të demokracisë, transparencës dhe përgjegjësisë, nevojitet që t’i respektojmë dhe zbatojmë standardet ndërkombëtare për media të lira.”

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....