Takimi i Presidentit Pendarovski me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg

21 Nëntor 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot e mirëpriti Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili është në vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në suazat e vizitës së tij në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u bisedua mbi bashkëpunimin e përgjithshëm me NATO-n, në suazat e anëtarësimit tonë të plotfuqishëm në Aleancë dhe mundësitë për përparimin e tij, mbi prioritetet e jashtme politike të vendit, si dhe mbi çështjet aktuale rajonale të sigurisë dhe gjendjet në rajonin më të gjerë në kontekst të agresionit rus mbi Ukrainën dhe ngjarjet në Lindjen e Afërme.

Presidenti Pendarovski e theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kapaciteteve të saj, që në të ardhmen të kontribuojë aktivisht në promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, si dhe në ballafaqimin me kërcënimet tradicionale dhe të reja.

Në këtë aspekt, Presidenti Pendarovski e përshëndeti mbajtjen e takimit të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni nesër në Shkup dhe theksoi se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm Stoltenberg në vendet e Ballkanit Perëndimor e dëshmon edhe një herë përkushtimin e NATO-s për stabilitetin dhe sigurinë e rajonit, në një kohë sfidash të mëdha të sigurisë në mjedisin tonë më të gjerë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....