Presidentja Siljanovska Davkova u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovakisë, Juraj Blanar

29 Tetor 2026 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova priti sot në takim Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë, Juraj Blanar, i cili ndodhet në vizitë zyrtare të vendit.

Në këtë takim u konfirmuan marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë dhe Sllovakisë.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Sllovakisë për rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Europian, duke theksuar se procesi i pranimit duhet të jetë i besueshëm, i parashikueshëm dhe i bazuar mbi meritë dhe përmbushjen e kritereve të Kopenhagës.

Për të, integrimi gradual dhe qasja në tregun e vetëm europian, fondet europiane dhe programet e përbashkëta çojnë në lidhje më të ngushta me BE-në, por nuk mund të paraqesin zëvendësim për anëtarësimin e plotë.

Ajo shprehu gatishmërinë për një dialog gjithëpërfshirës me Republikën e Bullgarisë, në frymën e parimeve dhe vlerave europiane, të garantuara në dokumentet themeluese.

Ministri Blanár riafirmoi interesin dhe angazhimin e Sllovakisë për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin tonë.

Ai mbështeti fuqimisht dialogun maqedono-bullgar si e vetmja mënyrë për të kapërcyer problemet.

Si shumë herë më parë, Ministri Blanar theksoi se Sllovakia është kundër çdo standardi të dyfishtë në trajtimin e vendeve kandidate për në BE.

Bashkëbiseduesit theksuan lidhjet e ngushta gjuhësore dhe kulturore midis dy vendeve, të themeluara në veprën e vëllezërve pansllavë Cirili dhe Metodi.

Presidentja Siljanovska Davkova shprehu mirënjohje të thellë për botimin e librit të parë shkollor për studimin e gjuhës maqedonase për folësit sllovakë dhe hapjen e lektoratit të parë të gjuhës maqedonase në Fakultetin e Filozofisë në Nitra.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit