Takimi i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova me komisarin për lidhje kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura

26 Nëntor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot e mirëpriti delegacionin e Qeverisë japoneze, të udhëhequr nga komisari për lidhje kulturore të Japonisë, Shuniçi Tokura, vizita e punës së të cilit realizohet në vitin kur shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në këtë takim, në të cilin mori pjesë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, bashkëfolësit shkëmbyen mendime mbi marrëdhënie e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve, si dhe mbi rolin e politikës dhe diplomacisë kulturore dhe rëndësinë e përparimit të bashkëpunimit në fushën e  kulturës.

Presidentja Siljanovska Davkova e përshëndeti vizitën e Shuniçit, si vizita e parë e një përfaqësuesi të lartë nga Qeveria japoneze në fushën e kulturës dhe e përshëndeti nënshkrimin e Memorandumit për bashkëpunim në fushën e kulturës ndërmjet dy vendeve, duke shprehur besimin se do të përfaqësojë një nxitje të fortë në zhvillimin e lidhjeve kulturore midis dy vendeve.

Duke vlerësuar se Memorandumi hap mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit kulturor, Presidentja shprehu mbështetjen e saj për të gjitha aktivitetet dhe iniciativat që synojnë vendosjen e shkëmbimeve kulturore dhe dialogut, si dhe për projektet zhvillimore në fushën e turizmit kulturor.

Në këtë drejtim, ajo e theksoi përkushtimin e saj për bashkëpunim ndërkombëtar, promovimin e shkëmbimeve kulturore si pjesë e marrëdhënieve diplomatike, zhvillimin e qendrave kulturore maqedonase jashtë vendit dhe prezantimin e duhur të vlerave kulturore maqedonase në muzetë botërorë.

Në bisedën me Shuniçin, Presidentja shprehu kënaqësinë që shumë artistë të njohur maqedonas do të përfaqësojnë vendin tonë në EXPO OSAKA 2025 vitin e ardhshëm, pikërisht me një ambient ekspozues që pasqyron veçoritë e projektit të rëndësishëm për rindërtimin e Shkupit pas tërmetit, nga arkitekti japonez Kenzo Tange.

Në këtë takim, Presidentja theksoi se Japonia e ka konfirmuar shumë herë miqësinë me vendin tonë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme japoneze nëpërmjet donacioneve, granteve dhe projekteve të ndryshme që synojnë stimulimin e zhvillimit tonë ekonomik dhe social.

Në këtë drejtim, u vlerësua se për ne është veçanërisht e rëndësishme iniciativa japoneze për bashkëpunim me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe shkëmbimi i përvojës dhe njohurive japoneze në fushën e zhvillimit të burimeve njerëzore dhe përmirësimit të kapaciteteve.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin kroat Zoran Millanoviq, i cili është për vizitë në vend. Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të delegacionit...

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Ju informojmë se më 7 maj 2025, të mërkurë, në vend, në vizitë zyrtare do të qëndrojë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq. Mediat e interesuara për ndjekjen e vizitës zyrtare, nevojitet që të akreditohen maksimum deri më5 maj 2025, e hënë, deri në...