Takimi i Presidentes Siljana Davkova me ambasadoren ukrainase Dir

20 Maj 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti ambasadoren e Ukrainës Larisa Dir.

Në këtë takim u shpreh kënaqësia mbi marrëdhëniet tradicionale miqësore, të bazuara në respektin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë. Presidentja Siljanovska Davkova e theksoi përkushtimin e saj për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke rikonfirmuar mbështetjen për Ukrainën kundër agresionit rus, i cili minon sigurinë dhe stabilitetin global evropian.

Të dy bashkëfolëset shkëmbyen mendime mbi përcaktimet dhe perspektivat strategjike të dy shteteve, duke theksuar nevojën për ndihmë të mëtejshme të ndërsjellë, shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës. Presidentja Siljanovska Davkova theksoi mbështetjen maqedonase për Ukrainën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Ambasadorja Dir e përgëzoi për zgjedhjen Presidenten Siljanovska Davkova dhe i uroi zbatim të suksesshëm të funksionit.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...