Takimi i presidentes Siljanovska Davkova me ambasadorin hungarez, András Klein

18 Qershor 2024 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova e priti sot ambasadorin e Hungarisë, András Klein.

Në takim ishte përshëndetur dialogu intensiv politik dhe ishte shprehur gatishmëria për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm ndërmjet dy shteteve në nivel bilateral dhe multilateral.

Presidentja falënderoi për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme nga Hungaria si mbështetëse e zëshme e integrimeve evropiane të Maqedonisë, e cila përfaqëson interesin tonë strategjik dhe kombëtar, dhe i përshëndeti prioritetet e kryesisë hungareze me Bashkimin Evropian dhe njoftimet për politikën e zgjerimit.

Në këtë drejtim u shkëmbyen informacione për rrjedhën e integrimeve evropiane të Maqedonisë, ku presidentja theksoi pritjen se procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian do të vlerësohet drejt, në bazë të kritereve të Kopenhagës.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin në fushën e arsimit, shkencës, mbrojtjes dhe transportit, ku presidentja shprehu shpresën se në periudhën e ardhshme bashkëpunimi i nisur ndërmjet shteteve dhe institucioneve të arsimit të lartë të dy vendeve do të thellohet më tej.

Në takim u theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve dhe rritjen e shkëmbimit tregtar.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Siljanovska Davkova nga Meçkin Kamen: Shteti maqedonas nuk është pemë pa rrënjë, ai është i rrënjosur në vizionet demokratike dhe humane të Goce Delçevit dhe bashkëluftëtarëve të tij

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot mbajti fjalimin e saj në rastin e shënimit të 2 gushtit – Ilindenit, Ditës së Republikës në Meçkin Kamen në Krushevë. Ajo theksoi luftën shekullore maqedonase për një shtet të pavarur dhe sovran, vlerat dhe parimet...

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Shënimi i 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, sot, me rastin e 2 Gushtit, Ilindenit – Dita e Republikës, vendosi lule të freskëta në varrin e Presidentit të Republikës së Krushevës, Nikola Karev, si dhe në monumentin e heronjve në lokalitetin "Sliva" dhe mori pjesë në...