Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin e Agjencisë së Diasporës, z. Goran Angellov.
Në këtë takim, drejtori e informoi Presidenten për organizimin e Agjencisë dhe burimet e saj njerëzore, si dhe aktivitetet e ndërmarra dhe të planifikuara të nevojshme për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me diasporën tonë dhe organizatat e tyre të ndryshme.
Ai theksoi se Agjencia po vendosë bashkëpunim intensiv me një rrjet impozant emigrantësh prej 700 organizatash kishtare, sportive dhe kulturore e artistike të emigrantëve, të cilat shprehin interesim të madh për takime me të dhe përfaqësues të tjerë më të lartë të shtetit, si mekanizëm i domosdoshëm për përforcimin e marrëdhënieve me atdheun.
Goran Angelov theksoi se emigrantët më shpesh ankohen për problemet që kanë të bëjnë me barrierat burokratike dhe procedurën e gjatë dhe të komplikuar për marrjen e pasaportave maqedonase dhe dokumenteve të tjera, të rëndësishme për realizimin e të drejtave të tyre qytetare në vendlindje. Sipas tij, këto mund të tejkalohen nëpërmjet një kontakti më aktiv dhe më të përkushtuar me të punësuarit në ambasadat dhe konsullatat maqedonase, në njërën anë, por edhe nëpërmjet hapjes së zyrave në komunat nga e kanë origjinën për një sërë aktesh dhe dokumentesh, nga ana tjetër.
Në këtë bisedë u theksua nevoja për sigurimin e mjeteve mësimore për mësimin e gjuhës maqedonase në diasporë. Sipas regjistrit të Agjencisë për Diasporën, në mbarë botën janë 76 mësimdhënës të gjuhës maqedonase, të cilët kanë shprehur nevojën e madhe për një tekst të unifikuar të gjuhës maqedonase për mësimdhënie, i cili do të zëvendësonte librat ekzistues të punës që ata i kanë krijuar dhe botuar vetë.
Presidentja theksoi se shënimi i 80-vjetorit të kodifikimit të gjuhës maqedonase është koha dhe rasti i duhur për të promovuar dhe nxitur studimin e gjuhës maqedonase nga të rinjtë në diasporë.
Për këtë, ajo e pranoi ftesën me kënaqësi për mbështetjen e “Shkollës verore për gjuhën maqedonase” për fëmijët nga diaspora, të moshës 12-16 vjeç, e cila do të mbahet në gusht në Ohër.
Në fund me drejtorin z. Goran Angellov shkëmbeu idenë për dhënien e çmimeve për maqedonasit më të suksesshëm dhe më të njohur nga diaspora në fushën e shkencës, kulturës, biznesit dhe sportit, si dhe domosdoshmërinë e krijimit të “Regjistrit Digjital të më të Suksesshmëve në Diasporë” në bashkëpunim me Qeverinë, AMSHA, universitetet, ambasadat dhe subjektet e tjera, për shkak të evidencës së kapitalit tonë më të vlefshëm social jashtë, si dhe për angazhimin e tyre në atdhe.