Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me përfaqësuesit e Lidhjes nacionale të të shurdhërve dhe personave me dëgjim të dëmtuar

15 Korrik 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot i mirëpriti, Tomica Stojanovskin, kryetarin e Lidhjes nacionale të të shurdhërve dhe personave me dëgjim të dëmtuar, Vasko Markovin, anëtar të Këshillit ekzekutiv të Lidhjes, si dhe interpretuesen në gjuhën e shenjave, Liza Vellkovska.

Në takim përfaqësuesit e Lidhjes e informuan Presidenten Siljanovska Davkova për aktivitetet e tyre aktuale me të cilat përmbushin të drejtat dhe nevojat e rreth 7 mijë personave me dëgjim të dëmtuar. Ata theksuan se organizata përpiqet të rrisë vazhdimisht vetëdijen për ekzistencën e këtij grupi të qytetarëve dhe pranimin e tyre në shoqëri dhe në jetën social-kulturore. Në drejtim të arsimimit dhe punësimit më të lehtë të personave me dëmtime të dëgjimit, Lidhja bëri me dije se organizojnë dhe zhvillojnë trajnime për mësimin e gjuhës së shenjave, si dhe inkurajojnë nisma për përdorim më të madh të gjuhës së shenjave. Sipas tyre, në shtet ka 38 përkthyes të certifikuar të gjuhës së shenjave, të cilët lehtësojnë komunikimin me institucionet për personat me dëmtim të dëgjimit.

Duke shprehur mbështetjen për të gjitha angazhimet e tyre, Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se Kabineti dhe ajo personalisht do të bashkëpunojnë ma rezerva me Lidhjen nacionale me qëllim përfundimtar – afirmim dhe zbatim më i madh i gjuhës së shenjave, që u nevojitet të shurdhëve dhe personave me dëgjim të dëmtuar në komunikimin e përditshëm. Në këtë mënyrë, theksoi Siljanovska Davkova do të zmadhohet inkluzioni social i këtij grupi të lëndueshëm të bashkëqytetarëve tanë.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Filloi vizita zyrtare e Presidentit kroat Zoran Millanoviq

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake e mirëpriti Presidentin kroat Zoran Millanoviq, i cili është për vizitë në vend. Të dy presidentët mbajtën takim tet-a-tet, pas të cilit vijoi takimi plenar i të delegacionit...

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Thirrje për akreditim të ekipeve të mediave

Ju informojmë se më 7 maj 2025, të mërkurë, në vend, në vizitë zyrtare do të qëndrojë, Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Millanoviq. Mediat e interesuara për ndjekjen e vizitës zyrtare, nevojitet që të akreditohen maksimum deri më5 maj 2025, e hënë, deri në...