Takimi i Presidentes Siljanovska Davkova me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq

13 Qershor 2024 | Kumtesat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova  në Villa Vodno në prag të Samitit të krerëve të shteteve dhe qeverive të pjesëmarrësve në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, realizoi takim me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq,

Në takim, të dy bashkëbiseduesit konfirmuan marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve gjithëpërfshirëse bilaterale.

Në bisedë u theksua domosdoshmëria e vazhdimit të mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë në drejtim të përmbushjes së përcaktimeve të përbashkëta strategjike për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit rajonal me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe progresit ekonomik të vendet e rajonit.

Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se integrimi evropian i vendeve të rajonit është i një rëndësie thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin dhe në këtë drejtim nevojitet perspektivë e qartë për anëtarësim në BE, vlerësim konsistent i kritereve të Kopenhagës dhe implementimi i tyre kredibil.

Në takim u shpreh gatishmëria për vazhdimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe partneritetit politiko-siguror në kuadër të NATO-s dhe u shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në rajon dhe në Evropë.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Siljanovska Davkova u drejtua në ceremoninë me rastin e betimit të gjeneratës së 29-të të kadetëve dhe studentëve në Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u drejtua në betimin solemn të kadetëve të gjeneratës së 29-të dhe studentëve të Kursit për Oficerë dhe Oficerë Shtabi në Akademinë Ushtarake "Gjeneral Mihajlo Apostolski". Ajo theksoi se me aktin e sotëm, kadetët e rinj bëhen...