Takimi i Presidentit Pendarovski me ambasadorët e vendeve të Grupit të Vishegradit

14 Mars 2022 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski sot u takua me ambasadorët e katër vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit, të akredituar në Maqedoninë e Veriut, ambasadorin e Polonisë, Vojcieh Ticinjski, të Çekisë, Jarosllav Lludva, tëë Sllovakisë, Henrik Markush dhe të Hungarisë, Laslo Ishtvan Duks

Në këtë takim u përshëndet bashkëpunimi i vazhdueshëm me vendet e Grupit të Vishegradit, duke theksuar mbështetjen e tyre parimore për procesin eurointegrues të vendit tonë, si dhe solidaritetin dhe gatishmërinë e tyre për ndihmë praktike dhe shkëmbimin e përvojave eksperte në këtë proces.

Në këtë drejtim, Presidenti Pendarovski theksoi se duke pasur parasysh rrethanat aktuale gjeopolitike, zhbllokimi i integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe fillimi i menjëhershëm i negociatave për anëtarësim në BE janë jashtëzakonisht të rëndësishme për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate të rajonit.

Në kontekst të luftës në Ukrainë u rikonfirmua qëndrimi se Maqedonia e Veriut e dënon fuqishëm invazionin rus dhe në përputhje me mundësitë dhe kapacitetet është e gatshme të ofrojë mbështetje humanitare në lidhje me krizën e refugjatëve.

Gjithashtu u shkëmbyen mendime mbi efektet e mundshme të agresionit rus në rajonin më të gjerë nga aspekti i sigurisë, si dhe mbi implikimet ekonomike dhe modalitetet për ballafaqimin me sfidat.

Bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë për zmadhimin dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Grupit të Vishegradit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe për të mundësuar funksionalitetin dhe dukshmërinë e mjeteve të Fondit për Ballkanin Perëndimor kushtuar zhvillimit dhe mbështetjes së rajonit tonë.

 

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Pendarovski për vizitë në Nju-Xhersi

Presidenti Stevo Pendarovski në suazat e vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e pjesëmarrjes në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dje e vizitoi Nju-Xhersin. I shoqëruar nga bashkëshortja, Elizabeta Gjorgievska, Presidenti...