Takimi i Presidentit Pendarovski me përfaqësuesin e lartë të BE-së për punët e jashtme dhe politikën e sigurisë Borel

17 Mars 2023 | Kumtesat

Presidenti Stevo Pendarovski e mirëpriti Zhozep Borelin, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian.

Në këtë takim u bisedua mbi gjendjet aktuale në aspirimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbi përparimin e reformave në fushat kryesore, si dhe mbi gjendjen politike në vend dhe në rajon.

Presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesi i lartë Borel shkëmbyen mendimi dhe informacione mbi rrjedhën e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbi procesin e skriningut, si dhe e përshëndetën mbajtjen e takimit të sotëm të Këshillit të stabilizimit dhe asociimit.

Të dy bashkëfolësit në këtë takim biseduan edhe mbi gjendjet dhe perspektivat e vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe mbi dialogun Beograd-Prishtinë në prag të negociatave të nesërme midis të dy palëve në Ohër.

Deklarata e Presidentit Stevo Pendarovski:

Dëshiroj t’i uroj mirë se erdhe zotit Borel. Sot në takimin me të biseduam mbi disa çështje të rëndësishme nga politika vendase, dhe kuptohet, se biseduam për disa çështje të hapura në kontekstin rajonal.

Në lidhje me ngjarjet në vend dhe dinamikën e politikës në vend biseduam mbi procesin e skriningut i cili po zhvillohet tashmë prej disa muajsh. Formalisht, zoti Borel sot është këtu për takimin e Këshillit për stabilizim dhe asociim që mbahet për herë të parë në Shkup, që është edhe një shenjë ose afirmim se procesi i afrimit tonë me Bashkimin Evropian po zhvillohet me temp  të kënaqshëm në këtë fazë, edhe pse bëhet fjalë, para së gjithash për fazë teknike dhe për skanim të gjendjeve në fushat vitale, megjithatë vlerësimet nga Brukseli janë se përgjigjet tona në lidhje me të gjitha pyetjet dhe dilemat në këtë fazë janë në nivel me cilësi të lartë, që nuk duhet të habisë duke pasur parasysh se ne po përgatitemi për negociatat prej shtatëmbëdhjetë vjetësh, si dhe jemi një nga kandidatët e përgatitur më mirë për negociata me Bashkimin Evropian.

Në këtë takim mjaft kohë harxhuam prej mbledhjes sonë mbi temën që lidhet me negociatat e nesërme midis Beogradit dhe Prishtinës në Ohër, sepse bëhet fjalë për një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme rajonale e cila me vite me radhë qëndron në agjendën e tërësishme të Ballkanit Perëndimor dhe zgjidhja e së cilës mund të ndihmojë për afrim më të shpejtë të të gjithë rajonit në asociacionet euroatlantike dhe jo vetëm të palëve të involvuara.

Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme fakti që ky sesion i rëndësishëm pune i negociatave po zhvillohet në vendin tonë, më saktë në Ohër, sepse atë e përmendi edhe zoti Borel, ndoshta do ta përsërisë, kjo është shenjë se Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë kompromise të vështira ndërkohë, tregoi sjellje jo tipike ballkanase dhe në vitet e kaluara ka funksionuar si një demokraci e vërtetë shumetnike, që është e rrallë edhe në suazat më të gjera. Këtë po e përjetojmë si mirënjohje për atë që kemi arritur në periudhën e kaluar dhe kuptohet si nxitje për fuqitë tona politike vendase që të vazhdojnë me reformat, me reformat evropiane, që të bëhemi sa më shpejt të jetë e mundshme anëtare të plotfuqishme dhe formale të Bashkimit Evropian.

Ju faleminderit.

Deklarata e përfaqësuesit të lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Borel:

Ju faleminderit President.

Ju faleminderit President, që sot ishit nikoqiri im dhe i ekipit tim. Patëm një diskutim shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm. Biseduam mbi procesin e aderimit të Maqedonisë së Veriut, por gjithsesi, jo vetëm për këtë. Biseduam mbi gjendjet në rajonin më të gjerë ballkanik. Rajon i cili ka rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian.

Pata mundësi ta informoj Presidentin mbi rezultatet e Këshillit të sotëm për stabilizim dhe asociim, i cili, siç tha Presidenti, është i pari në këtë vend.

E vlerësoj rolin Tuaj zoti President, rolin Tuaj të fuqishëm dhe mbështetjen e qartë të reformave të nevojshme për afrimin e Maqedonisë së Veriut në anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Kjo reformë duhet të dakordohet dhe zbatohet për të mirën e Maqedonisë së Veriut jo vetëm në rrugën evropiane por me qëllim të ndërtohet demokraci më e gjallë dhe ekonomi më me prosperitet.

E vlerësoj rolin Tuaj zoti President edhe në çështjet rajonale edhe kontributin Tuaj për bashkëpunimin rajonal dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Sepse fqinjësia e mirë, marrëdhëniet e mira midis fqinjëve dhe bashkëpunimi rajonal mbeten elementët thelbësorë në procesin e zgjerimit. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, kjo është mirë, kurse midis tyre duhet të kenë marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim të mirë rajonal.

Në atë kontekst, biseduam edhe për takimin e ardhshëm në nivel të lartë në suazat e dialogut Beograd-Prishtinë, të cilin kam nderin ta koordinoj, kurse që do të mbahet nesër në Ohër.

Dëshiroj t’Ju falënderoj, gjithashtu, dua ta falënderoj Maqedoninë e Veriut, që siguruat vend për këtë takim të rëndësishëm, si dhe për mbështetjen Tuaj të përgjithshme për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Shpresoj se peizazhi i mrekullueshëm i Ohrit do të krijojë atmosferë të bukur, të domosdoshme për arritje të marrëveshjes.

Më lejoni, President, të them se ku jemi dhe ku duam të arrijmë.

Para tri javësh në Bruksel, kryeministri Kurti dhe Presidenti Vukiq u dakorduan për propozimin e Bashkimit Evropian, propozim i dhënë nga Bashkimi Evropian, me mbështetje të fuqishme të Francës, Gjermanisë, Italisë dhe SHBA-së. Ata u dakorduan se ky propozim do të jetë rruga e normalizimit të marrëdhënieve midis tyre. Gjithashtu, u dakorduan se së shpejti do të takohemi sërish që ta finalizojmë aneksin për zbatim. Marrëveshja është e mirë. Mënyra se si do të zbatohet është më e mirë. Ky takim për të cilin u dakorduam do të mbahet nesër në Ohër që të përcaktohen hapat praktikë që duhet të vijojnë. Çfarë duhet të bëhet në kornizë konkrete kohore? Kur dhe si? Sepse kemi përvojë me marrëveshje të cilat nuk janë zbatuar kurrë. Kurse vlera e shtuar e kësaj marrëveshjeje është fakti se duhet të zbatohet me patjetër, kurse ne duhet të dakordohemi kur dhe si do të zbatohet ajo.

Nga takimi i fundit në Bruksel, kjo është shatëll-diplomaci në nivel të lartë. Përfaqësuesi ynë special Mirosllav Llajçak ka udhëtuar intensivisht në Beograd dhe në Prishtinë. Të dy palët dhanë komente mbi aneksin për zbatim për të cilat do të diskutojmë nesër. Do të dalim me një tekst të konsoliduar të aneksit në bazë të këtyre informacioneve kthyese dhe pastaj shpresoj që Kosova dhe Serbia do të mund të dakordohen për rezultatin konkret të këtij diskutimi. Aneksi për zbatim do të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes me qëllim që të jetë e qartë për të gjithë kur do t’i zbatojmë të gjitha dispozitat që i përmbajnë.

Nëse arrijmë ta bëjmë këtë zoti President, do t’i vendosim marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë në një rrugë të qëndrueshme, afatgjatë dhe largpamëse drejt të ardhmes, duke e tejkaluar menaxhimin e vazhdueshëm të krizës në të cilin kemi qenë muajin e kaluar. Kjo do të ketë ndikim të qartë pozitiv në rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe do ta zmadhojë stabilitetin e rajonit. Shpreso se do të krijojmë një dinamikë të re dhe moment të ri të zgjerimit, që duhet të jetë i dobishëm, gjithashtu për të gjithë në rajon.

Do të shkoj në Ohër me shpresën se do të ballafaqohem me mundësinë unike për Kosovën dhe Serbinë që të ecin përpara dhe të arrijnë përparim, t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre.

Zoti President, në praninë Tauj, dua të theksoj se kjo mundësi duhet të shfrytëzohet sepse askush nuk do të ketë më shumë dobi sesa populli i Serbisë dhe Kosovës, sepse askush nuk ka dobi nga reformat e domosdoshme që të jetë pjesë e Bashkimit Evropian si shtetasit e vendeve që sot janë kandidatë. Ka mundësi të cilat nuk duhet të humbin.

Të hënë do të kem brifing për ministrat, ministrat e punëve të jashtme në takimin e tyre. Të enjte dhe të premte do të informohen liderët e Bashkimit Evropian.

Edhe sot sytë e Bashkimit Evropian dhe të njerëzve nga Ballkani Perëndimor janë drejt Ohrit. Të shpresojmë se do të ketë sukses.

Në fund, zoti President, nëse më lejoni. Dua të jap vetëm një koment për një lajm që e mësova para pak minutash.

Gjykata Ndërkombëtare Penale nxori urdhër për arrestim të Presidentit Putin për krime lufte, për deportim dhe transferim të fëmijëve nga rajonet e pushtuara të Ukrainës në Rusi. Gjykata Ndërkombëtare Penale shkruan se ekzistojnë baza të argumentuara të besohet se Putini mban përgjegjësi individuale për këto krime. Pesha e krimeve dhe Deklarata e GJNP-së flasin vetë. Ky është një vendim i rëndësishëm i drejtësisë ndërkombëtare dhe për popullin e Ukrainës.

Ne në Bashkimin Evropian e bëjmë gjithmonë të qartë se përgjegjësit për agresionin e paligjshëm mbi Ukrainën duhet të dalin para drejtësisë. Dhe kjo çështje e Gjykatës Ndërkombëtare Penale është vetëm fillimi i procesit të përgjegjësisë, i kërkimit të përgjegjësisë nga Rusia dhe nga lideri i saj për krime dhe mizoritë që po i kryejnë në Ukrainë.

Zoti President, Bashkimi Evropian e vlerëson dhe mbështet punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe hetimin e saj. Nuk mund të ketë pandëshkueshmëri.

 

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Urimi i Presidentit Pendarovski me rastin e Ramazan Bajramit

Presidenti Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe myslimane Ramazan Bajram, u dërgoi urim qytetarëve të fesë islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetahu. I nderuar Reisul Ulema H....