Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i mirëpriti profesorët – fitues të mirënjohjes për kontribut të veçantë në zhvillimin e veprimtarisë kërkimore-shkencore dhe ndërkombëtarizimin dhe afirmimin e Universitetit “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup në vitin 2022 dhe 2024.
Marrësit e pllaketave për arritje të jashtëzakonshme në karrierë dhe më shumë se 100 punime shkencore të publikuara, të indeksuar në bazën e të dhënave Web of Science, janë: akademiku prof. dr. Valentin Mirçeski, akademik prof. Sashko Kedev, prof. Vladimir Trajkoviq, prof. dr. Ljupço Pejov, prof. dr. Eftim Zdravevski, prof. Hristijan Gjoreski, prof. dr. Petre Makreski, prof. dr. Zlatko Levkov, prof. Trajçe Stafilov, prof. dr. Marjan Gushev, prof. dr. Liljana Gavrilovska, prof. Goce Spasovski dhe akademiku prof. Dr. Ljupço Kocarev.
Marrësit e pllaketave për përsosmëri të njohur ndërkombëtarisht nëpërmjet përfaqësimit në listën e 2% të shkencëtarëve më të mirë në botë të Universitetit Stanford për një karrierë të tërë janë: akademiku prof. dr. Valentin Mirçeski, akademik prof. dr. Ljupço Kocarev, prof. dr. Ivan Grozdanov, akademik prof. dr. Leonid Gërçev dhe prof. dr. Trajçe Stafilov dhe fituesja e pllaketës për menaxhimin e numrit më të madh të projekteve ndërkombëtare është prof. dr.Liljana Gavrilovska.
Duke i uruar për mirënjohjet prestigjioze, Presidentja e theksoi se në shkencë dhe arsim, linja midis shteteve të mëdha dhe të vogla relativizohet, pasi ka shembuj të shteteve të vogla me arsim dhe shkencë të suksesshme.
Sipas Presidentes, edhe përkrah rënies dramatike të UKEM-it në Listën e Shangait, sukseset e shkencëtarëve të lartpërmendur në kërkime shkencore me famë botërore e bëjnë shkencën maqedonase dhe vendin të njohur dhe konkurrues në shkallë globale.
Profesorët e falënderuan Presidenten për ftesën dhe mundësinë për të paraqitur pikëpamjet dhe propozimet e tyre për përparimin e shkencës, duke shprehur besimin e tyre të patundur se kërkimi shkencor është agjensi kryesor i zhvillimit shoqëror.
Presidentja dhe të pranishmit ranë dakord se nuk ka investim më të frytshëm se ai në shkencë dhe arsim.
Profesorët e pranishëm i prezantuan historitë dhe pikëpamjet e tyre shkencore. Sipas tyre, në rrugën e gjatë, të vështirë dhe krijuese shkencore drejt universiteteve prestigjioze të huaja, më shpesh kanë qenë vetëm, me njohuritë, shtytjen shkencore, përpjekjet dhe rezultatet e dëshiruara.
Diskutuesit e afirmuan detyrimin e shtetit që të mbështetë në mënyrë të vazhdueshme dhe të besueshme studentët, profesorët dhe studiuesit më të mirë, duke uruar që edhe sektori privat të jetë aleat i tyre.
Të gjithë ranë dakord se një ndarje prej 0.3% është e pamjaftueshme për zhvillimin shkencor. Ata e theksuan nevojën për rishqyrtim të madhësisë dhe cilësisë së rrjetit të arsimit të lartë maqedonas, si dhe nevojën për përforcimin e kritereve për përparimin në karrierën akademike.
U vunë në dukje shembuj të huaj arsimorë dhe shkencorë të mbështetjes dhe stimulimit të universiteteve, fakulteteve dhe individëve më konkurrues.
U propozua nxitja, zgjerimi dhe intensifikimi i bashkëpunimit arsimor dhe shkencor në nivel kombëtar, rajonal, evropian dhe global dhe veçanërisht me diasporën tonë shkencore.
Pengesat e shumta në shfrytëzimin e fondeve të huaja, sipas profesorëve, imponojnë nevojën e deburokratizimit të procedurës komplekse të përdorimit dhe vendosjes së tyre te mbartësit e veprimtarisë specifike shkencore.
Për të gjithë pjesëmarrësit, përfshirja e më të prekurve, përkatësisht profesorëve, është e domosdoshme për reforma të suksesshme arsimore dhe shkencore.
Presidentja, në fund, theksoi se ajo, kryeministri dhe ministrja e Arsimit, si profesorë shumëvjeçarë, kanë detyrim jo vetëm politik, por edhe etik të qëndrojnë përkrah arsimit dhe shkencës, të dëshmuar si faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit.