Takimi lamtumirës i presidentes Siljanovska-Davkova me ambasadoren suedeze Ami Larson Xhain

4 Korrik 2025 | Kumtesat, Takimet

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e priti në takim lamtumirës ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Xhain, duke e falënderuar për përkushtimin dhe kontributin e saj në avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit suedezo-maqedonas.

Të dyja konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis dy vendeve, me ç’rast presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se përforcimi i marrëdhënieve politike, ekonomike, kulturore, arsimore e të tjera me Mbretërinë e Suedisë mbetet prioritet i politikës sonë të jashtme.

Duke theksuar se i paraqiste një nder për të që e përfaqësonte Suedinë dhe bashkëpunonte me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave maqedonase, si dhe miqësohej me qytetarët maqedonas, ambasadorja Ami Larson Xhain falënderoi për mikpritjen dhe theksoi cilësinë e jashtëzakonshme të komunikimit me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova.

Presidentja Siljanovska-Davkova ka shprehur respekt të veçantë ndaj personalitetit dhe rezultateve të punës së ambasadores Ami Larson Xhain, duke i uruar shëndet të mirë dhe suksese të reja në angazhimet e saja të ardhshme profesionale dhe personale.

Категории

Categories

Kategori

Последни вести

Latest news

Lajmet e fundit

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Deklaratë për media pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, dhe drekës së punës të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas

Pyetje gazetareje: Zonja Presidente, sot patët një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, z. Antonio Guterres. Ne kemi informacion nga Kombet e Bashkuara se kemi marrë mbështetje të fortë nga z. Guterres. Ju lutem si e komentoni takimin dhe...